PD në kërkim të kandidatëve nga bota akademike

Postuar në 23 Janar, 2017 10:41

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një udhëzimi u ka kërkuar kryetarëve të degëve dhe anëtarësisë së PD-së të konsultohen me përfaqësues të botës akademike dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve për propozimin e kandidaturave për deputetë.

 “Anëtarët e PD-së duhet të angazhohen në një dialog të hapur me mbështetësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe komunitetin në tërësi, shoqërinë civile, botën akademike dhe studentore, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët, organizatat jofitimprurëse”, thuhet në udhëzimin që kanë marrë drejtuesit e PD-së në rrethe.Në pikën e tretë të këtij udhëzimi, drejtuesit demokratë kanë përcaktuar edhe disa nga kriteret bazë që duhet të plotësojnë emrat që do të propozohen për deputetë në Partinë Demokratike.

“Propozimet duhet të përfshijnë individë të spikatur nga të gjitha fushat e jetës, me integritet të lartë moral dhe shoqëror, me kontribute dhe arritje profesionale të njohura, dhe që gëzojnë respekt në komunitetin vendës dhe më gjerë”, thuhet në udhëzimin e PD-së. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka përcaktuar 15 shkurtin si afatin final, kur drejtuesit e PDsë në rrethe do të vijnë me propozime konkrete për deputetët që do të përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet e ardhshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.