TVSH me udhëzim nga Drejtoria e Tatimeve?

Postuar në 27 Mars, 2016 16:23

Ulja e normave të interesit për depozitat në euro apo në lekë, ka orientuar një pjesë të qytetarëve drejt investimit në depozita ari. “Vizion Plus” ka marrë një prononcim nga një zyrtar i një banke të nivelit të dytë në Shqipëri që sqaron praktikën e re, e cila lidhet me rritjen e çmimit të arit në bursa. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të pazakonshme. Mirëpo i njëjti zyrtar shton se me rritjen e fluksit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një udhëzim të posaçëm që u ngarkon bankave TVSH për importin e arit. Nëse i besojmë përfaqësuesit të bankës, ndërkohë që kjo e fundit nuk mban komision ndaj depozituesve për depozita ari, qeveria po vendos TVSH me anë të një udhëzimi, kur ligji e përjashton përfshirjen e depozitave të arit si subjekt të kësaj takse. E çuditshme ngjan këtu edhe praktika e vendosjes së një takse me një udhëzim të DPT-së e cila është vetëm një organ zbatues dhe mbikëqyrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.