testi berthamor

Administrata Trump diskuton mundësinë e një testi bërthamor, i pari që nga 1992

Postuar në 23 Maj, 2020 15:30

Gazeta amerikane “The Washington Post” raporton se administrata Trump po mendon dhe diskuton mundësinë e një testi të ri bërthamor, i pari që SHBA mund të kryejë që nga viti 1992. Diskutimi sipas gazetës – që referon burime të ndryshme – pason akuzat që administrata ka bërë në adresë të Kinës dhe Rusisë për kryerjen e testeve të ngashmme me fuqi të vogël.

Tensioni me Korenë e Veriut, Kina: Dialog, përpara se të hyjmë në një fazë të pamenaxhueshme

Postuar në 14 Prill, 2017 12:08

Kina ka bërë thirrje që tensioni lidhur me Korenë e Veriut të ndalet përpara se situata të arrijë në një fazë të pamenaxhueshme. Agjencia “Reuters” shkruan se shqetësimet për lëvizjet dhe seriozitetin e administratës amerikane janë rritur që nga goditja që u ndërmor në Siri, ku pas një sulmi me armë kimike, SHBA-të qëlluan mbi një bazë ajrore siriane. Po kështu përdorimi në Afganistan i bombës më të madhe jobërthamore nga SHBA i jep zë tjetër angazimit amerikan që është konkret në rastin e Koresë së Veriut me dislokimin e një flote ushtarake pranë këtij vendi.

Raportime se Korea e Veriut përgatitet për testin e gjashtë bërthamor që nga viti 2006

Postuar në 13 Prill, 2017 10:59

Mediat ndërkombëtare po raporojnë se Korea e Veriut është e vendosur të riafimrojë forcën e saj me një test të ri bërthamor. I gjashti që nga viti 2006 dhe që mendohet të kryhet në poligonin e Punggye – ri. Kjo është kundërpërgjigja që kreu Korean, Kim Jong – un ka zgjedhur ndaj angazhimit ushtarak të SHBA-së, presidenti i të cilave Donald Trump, nuk ka përjashtuar edhe një ndërhyrje për rrëzimin e regjimit.

Kina ndërhyn në përplasjen mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut

Postuar në 08 Mars, 2017 13:57

Kina propozoi që Koreja e Veriut të pezullojë testet e raketave bërthamore dhe të ndalë "shpërndarjen e një krizë kanosëse". Ministri i Jashtëm Wang Yi ka thënë se në këmbim, SHBA dhe Koreja e Jugut duhet të ndalin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cila vazhdimisht nervozojnë veriun komunist.  Reagimi vjen  pasi Koreja e Veriut testoi nisjen e një rakete të hënën, duke thyer sanksionet ndërkombëtare.

Korea e Veriut kryen testin e pestë bërthamor

Postuar në 09 Shtator, 2016 09:56

Korea e Veriut ka kryer dje testin e pestë bërthamor të vetin. Fuqia shpërthyese e ishte e vogël: 10 kilotonë, që është 5 kilotonë më pak sesa bomba e Hiroshimës.
Shtëpia e Bardhë në ShBA ka reaguar duke paralajmëruar pasoja të rënda. Këtij qëndrimi formalisht i janë bashkuar edhe Rusia me Kinën, ndërkohë që të gjitha vendet fqinje po kryejnë verifikime nëse ka rrjedhje radioaktive.
Media zyrtare koreanoveriore ka deklaruar suksesin e testit, që pason një testim të dështuar në janar ku Pheniani pretendonte se shpërtheu një bombë me hidrogjen.

Subscribe to RSS - testi berthamor