Tërmeti

Tërmet 6.4 ballë në Taivan, të paktën 12 viktima (Video)

Postuar në 06 Shkurt, 2016 09:15

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet 6.4 ballë që goditi gjatë natës Taivanin. Bilanci është ende paraprak por të plagosurit llogariten në 378 persona. Nga lëkundjet e fuqishme u rrëzuan tre ndërtesa në qytetin Tainan, ndërsa në mes të viktimave është edhe një vajzë e vogël.

Kërkimet e ekipeve të shpëtimit janë përqëndruar në rrënojat e një pallati shumëkatësh banimi, ku mendohet se ka persona të bllokuar. Sipas autoriteteve lokale në këtë ndërtesë mësohet se banonin rreth 200 persona.

Tërmet i fuqishëm në Kili, 5 të vdekur dhe 15 të plagosur. Paralajmërim për cunam

Postuar në 17 Shtator, 2015 08:16

Në Kili kthehet makthi i tërmetit-tsunam. Agjensia e lajmeve ANSA raporton se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë goditi Kilin. U shkaktuan 5 persona të vdekur, 15 të plagosur dhe shumë ndërtesa u shkatërruan.  Epiqendra e tërmetiti ishte 232 km nga San Diego, ndërsa institutet sizmiliogjike paralajmërojnë për një cunam, pasi valët e detit arritën në një lartësi prej 4.5 metrash. Tërmeti u ndje edhe në Argjentinë, ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti u evakuuan rreh 1 milionë persona.

Pages

Subscribe to RSS - Tërmeti