Tërmeti

Tërmeti i 26 nëntorit nuk u mat nga institucionet shqiptare. Ikën dritat

Postuar në 04 Dhjetor, 2019 00:54

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 nuk është regjistruar nga institucionet shqiptare. Sizmologu Llambro Duni ka pranuar  në intervistë televizive se gjatë natës së 26 nëntorit në stacion kanë ikur dritat dhe aty mungon UPS.

Po përpiqemi ta rikuperojmë por është e vështirë

ka thënë Duni. 

Komentet janë të tepërta. Vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh kësi gjërash. 

Biseda me Alex Soros/Rama i dorëzuar: Nuk kam më fuqi të shpresoj tek e ardhmja e vendit tim

Postuar në 03 Dhjetor, 2019 22:53

Redaksia e “Të Kripura” ka arritur të shohë një shkëmbim mesazhesh mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të miliarderit Xhorxh Soros, Alex. Pasi ky i fundit i shpreh keqardhjen dhe solidaritetin z. Rama i garanton mbështetjen për lehtësimin e pasojave të tërmetit, vijon përgjigja e z. Rama me fjalët: Lot…

I dashur Alex! 

Më mirë kur i prish tërmeti sesa t'i prishë "shteti"

Postuar në 02 Dhjetor, 2019 17:22

Prokuroria e Shqipërisë ka nisur sot hetimin për pasojat e krijuara nga tërmeti, duke u orientuar në tri akuza: ndërtim i paligjshëm, shpërdorim detyre që lidhet ndër të tjera edhe me mospërmbushjen e rregullt të detyrave nga nepunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. Hapja e hetimeve penale në këtë drejtim implikon eventualisht dënime me burg dhe përgjegjësi për një zinxhir vendimmarrës, por edhe përgjegjësi njerëzore.

Nisin formalisht hetimet në Durrës dhe Tiranë

Postuar në 02 Dhjetor, 2019 12:32

Prokuroritë e Durrësit dhe Tiranës kanë njoftuar nisjen e hetimeve për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në njoftimet e veta prokuroritë në fjalë bëjnë me dije se do hetohet për veprat e shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimit të paligjshëm, si dhe përmbushjen e detyrave të nëpunësve shtetërore për mbikëqyrjen e ndërtimeve.

Më poshtë njoftimet:

Durrës

Mjafton që të bëjë punën, edhe pa punësuar Lulzim Bashën në qeveri

Postuar në 30 Nëntor, 2019 21:08

 

Pas kryeministrit polifonia e pushtetit ka nisur këngën e vet për bashkim. Bashkim me opozitën në emër të dashurisë dhe solidaritetit me shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti. Mentor Nazarko e ka nxjerrë nga xhepi këtë propozim duke arsyetuar se nuk ka asnjë mënyrë për të menaxhuar situatën e tanishme veçse duke u bashkuar: 

Kryeministri e sheh të arsyeshme të qajë disa sekonda për viktimat e tërmetit

Postuar në 30 Nëntor, 2019 10:50

Kryeministri Edi Rama është përlotur sërish. Teksa lexonte emrat e viktimave z. Rama në një çast e ka parë të arsyeshme të preket dhe drithërojë pak zërin duke përmbushur rolin e plakut të moçëm mjekërbardhë që ka dhimnjen e atij që di shumë. 

Lotët skenikë të këtij aktori kuptohen në kontekstin e dominimit të raportimit mediatik post tërmet nga emri i këtij njeriu që këtu kërcënon me burg, nga ana tjetër vjen vërdallë rrënojave i hequr në fytyrë dhe në shoqërinë e bishtave të zakonshëm. 

Një dashuri me epiqendër pushtetin

Postuar në 29 Nëntor, 2019 22:28

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot nga Lezha se sfida e përballimit të tërmetit duhet kaluar bashkarisht. Me bashkarisht zoti Rama ka parasysh beniaminin e tij në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, një video të të cilit e shpërndau dje përmes rrjeteve sociale. 

Atë që z. Rama nuk e thotë me gojë ka lënë ta thotë rekuizita e tij e kësaj parade postsizmike, më qartë xhupi i tij kuqezi. 

Zoti kryeministër po kujdeset që të luajë teatrin e bariut të shqiptarëve ndërkohë që po shfrytëzon momentin për të riaktualizuar tezat e tij të dashura të bashkqeverisjes me PD-në. 

Heronjtë po i nxjerrin nga kazani

Postuar në 28 Nëntor, 2019 22:39

Tri ditë zgjat çudia. Edhe kur vjen nga natyra. Tërmeti po na mëson me pafuqinë tonë, po zbulon paaftësinë tonë në vendosjen e rregullit dhe përgjegjshmërisë, si dhe po dikton lëvizjet njerëzore të solidaritetit. 

 

Për disa të tjerë tërmeti ka prodhuar heronj. E nisi kryeministri që sevdalliset me veten në Facebook kur pyeste në mënyrë konkluduese: kjo mund të ishte foto e ditës. Ose kur shpallte: heroi i sotshëm është një zjarrfikës nga Vlora. 

Nëse kështu punon më i miri, atëherë jemi në hall kombëtar

Postuar në 28 Nëntor, 2019 14:11

Duke shpresuar se më e keqja kaloi dhe duke mbajtur në mendje viktimat e kësaj ngjarjeje është për të shënuar dhe shqyrtuar sjelljen, gatishmërinë dhe aftësinë e autoriteteve. 

Sot kryeministri raportohet të ketë thënë se po punon me mish e me shpirt dhe se ai për sa i takon e sheh veten si më të mirin në detyrën e tanishme. 

Është një vanitet prej oshënari të ngashëryer që i përplas qytetarëve shqiptarë të njëjtën fytyrë të propagandës dhe arrogancës që e njohin mirë prej vitesh. 

Tërmet me magnitudë 6.1 godet Kretën

Postuar në 27 Nëntor, 2019 13:51

Edhe Greqia është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.1. Shkencëtarët raportojnë se goditja u dha në orën 9.23, 74 km në veriperëndim të qytetit Hania në Kretë në thellësinë 74 km. Vala goditëse është ndjerë edhe në Peleoponez dhe në Atikë, ndonëse nuk janë raportuar dëme apo viktima. 

Kreu i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymios Lekkas ka deklaruar se tërmeti i Kretës nuk ka lidhje me tërmetin e datës 26 nëntor në Shqipëri dhe atë në Bosnje, 

Pages

Subscribe to RSS - Tërmeti