të dhënat

Tregëtia me pakicë, 7.8% rritje

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 23:52

INSTAT-i njofton se në tremujorin e tretë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregëtinë me Pakicë është rritur 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e Tregëtisë me Pakicë, pa përfshirë këtu Tregëtinë me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 15,1 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Siguria e të dhënave afër zeros. Një video ku tregohet thyerja e portalit të QKL-së

Postuar në 23 Tetor, 2015 16:38

“TemaTv” ka publikuar sot një video të një hakeri që pretendon sesi ndërhyhet në të dhënat e arkivuara në serverat dixhitale të tyre. Sipas video në fjalë rezulton se mbrojtja e të dhënave në Shqipëri, ndonëse investimet nuk kanë munguar, është thuajse inekzistente. “Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida.

Shqipëria nën kërcënimin e varfërisë ekstreme

Postuar në 20 Tetor, 2015 16:49

Shqipëria po përballet përditë e më shumë me realitetin e rënies ekonomike dhe varfërisë. Aspekte të trashëguara në ekonomi dhe në shoqëri, këto po shfaqen përherë e më shumë me forcë. Banka Botërore ka publikuar shifrat e varfërisë në Shqipëri nga të cilat rezulton se brenda periudhës 2008-2012, numri i personave nën minimum është trefishuar. “Sipas standardit ndërkombëtar, Banka klasifikon si  individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë të shprehura sipas standardit të fuqisë blerëse.

Për PD-në korriku ishte muaji i dështimit dhe korrupsionit në financa; Qeveria fshehu të dhënat

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:38

“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht”. Në një dalje të sotme për mediat nga selia blu, këshilltari i grupit parlamentar demokrat për Financat, Dorian Teliti tha se informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani. Sipas tij, mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana.

Pages

Subscribe to RSS - të dhënat