stasi

Muzeu i parë në botë rreth Luftës së Ftohtë

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 13:54

Mbi 40 vjet, Berlini ndodhej në pararojë të Luftës së Ftohtë, i ndarë mes Lindjes e Perëndimit: nga Berlini opozitarët e ish Gjermanisë Lindore përpiqeshin të arratiseshin drejt Gjermanisë Perëndimore dhe po në Berlin thurreshin komplotet dhe intrigat e amerikanëve dhe spiunëve sovjetikë. Gjithashtu, në Berlin, bëheshin “bras de fer” mes kancelarëve, kryetarëve e sekretarëve dhe takimet historike të përfaqësuesve nga të dyja anët e Perdes së Hekurt. 

Spiunazhi gjatë Luftës së Ftohtë: Shërbimet sekrete bullgare, më aktivet kundër Shqipërisë

Postuar në 06 Mars, 2020 19:59

Shqipëria në arkivat e STASI-t gjerman dhe mënyra se si operonte shërbimi sekret në vendin tonë gjatë diktaturës mund të zbulohen përmes dokumenteve, që gjenden në arkivat e shërbimit sekret të Republikës Demokratike Gjermane, i kthyer në Ministri të Sigurimit të Shtetit e që njihet si ndër agjencitë inteligjente më operative.

Protokollet e fundit: Si e përjetoi Stasi fundin e RDGJ-së

Postuar në 21 Shtator, 2019 12:53

 

"Shumë sekret!" shkruhet në shkresën e zverdhur lehtë të 8 tetorit 1989 lidhur me "gjendjen aktuale të politikës së brendshme në RDGJ". Ditë ma parë regjimi komunist me kreun e shtetit dhe të partisë, Erich Honecker në krye kishte festuar 40 vjetorin e Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Por në këtë raport prej gjashtë faqesh të Ministrisë për Sigurinë e Shtetit - shkurt Stasi -nuk bëhet fjalë për festën. Përkundrazi: në të shprehet droja, se "shteti socialist dhe rendi shoqëror në RDGJ ndodhen në rrezik serioz".

AIDS u inxhinierua në SHBA? Një ide që u ngulit nga fushata dizinformuese e sovjetikëve dhe STASI-t

Postuar në 14 Shtator, 2019 15:04

Douglas Selvage, kërkues në Institutin për Histori në universitetin Humboldt dhe Christopher Nehring, drejtor i Muzeut të Spiunazhit në Berlin kanë shkruar së fundmi një artikull plotësues për fushatën dizinformuese që ndërmori ish-shërbimi sovjetik KGB, ai gjermanolindor STASI për sëmundjen infektive të Sidës – HIV-AIDS në vitet ’80 të shekullit të 20-të.

Video e papublikuar e Kim Philbyt me agjentët gjermanolindorë: “Aftësia e shërbimit britanik, një mit”

Postuar në 04 Prill, 2016 15:40

BBC-ja raporton se në arkivat e STAS-it gjermano lindor ka gjetur një material video, ku agjenti më i fashëm i Luftës së Ftohtë, Kim Philby, shpjegon sesi operonte si agjent i dyfishtë, për llogari të KGB-së sovjetike në shërbimin sekret britanik. Ai ka mbajtur një fjalë shpjeguese para agjentëve gjermanë, duke theksuar ndër të tjera se miti i aftësive të shërbimit britanik ishte i pavërtetë, sesi për vite të tëra ai takonte rezidentët sovjetikë, nxirtte dokumente dhe askush nuk e survejonte.

Subscribe to RSS - stasi