Skai

Gazi, peshkimi dhe hiletë që lindin e vdesin(me porosi) vetëm në Tiranë

Postuar në 25 Dhjetor, 2019 13:27

Në Tiranë është zbuluar hileja greke për detin. Dhe kjo hile qëndron në faktin se Greqia, më saktë aktorë politikë në të po kërkojnë deklarimin e 12 miljeve detare det territorial. Sipas asaj që është zbuluar në Tiranë, ky deklarim nuk rregullohet nga Konventa e Detit, pasi ekspertë pa emër kanë bërë të ditur se 12 miljet nuk zbatohet për shtetin arqipelagor.

Edi Rama gënjen për takimin me Erdogan. Takimi i parë, jo “pas zgjedhjes si kryeministër”, por “para zgjedhjes”. Kush lëvizi për paktin detar?

Postuar në 23 Nëntor, 2016 02:22

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje intervistën e paralajmëruar për televizionin “Skai”ku ka folur për situatën e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Edi Rama ka prekur edhe tema historike duke folur për “shqiptarë të Greqisë”, ndonëse sot që flasim nuk ka ndonjë arvanitas që të zgjedhë si përfaqësim Shqipërinë përkundrejt Greqisë. 

Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t'i flasë popullit grek përmes mediave të vendit fqinj

Postuar në 21 Nëntor, 2016 12:08

Në mungesë të një takimi me homologun e tij Cipras, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t'i drejtohet popullit grek përmes mediave të vendit fqinj. Të martën në mbrëmje ai do të jetë personazhi kryesor i emisionit "Histori" që përbëhet nga një katërshe gazetarësh të njohur të shypit grek. Intervista me kryeministrin shqiptar ka disa ditë që anonçohet në televizioni "Skai" ku të martën në mbrëmje Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Subscribe to RSS - Skai