rryshfet

Rryshfet dhe gjoba, anketimi për inspektorët e tatimeve

Postuar në 03 Shtator, 2018 10:14

Një anketim i qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes nxori në pah se 23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjate procesit te kontrollit.

Sipas anketës, ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.  Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.

Korrupsion i lartë dhe rryshfete në Universitete

Postuar në 07 Nëntor, 2015 11:24

Pesë universitetet publike, përkatësisht Universiteti i Tiranës, i Korçës, i Shkodrës, i Vlorës dhe Universiteti i Durrësit shihen si studentët si institucione arsimore me nivel të lartë korrupsioni te pedagogët. Sipas të dhënave të një studimi të bërë nga organizata “Mjaft” në bashkëpunim me ambasadën amerikane 87.3% e studentëve kanë pohuar se ka korrupsion në fakultet.

Ç'mendojnë investitorët e huaj për tatimet? Gjysma e kontrolleve për rryshfet dhe korrupsion

Postuar në 07 Tetor, 2015 13:10

Nëse perceptimi i biznesit vendas apo tregëtarëve nga rrethe të ndryshme të vendit në raport me kontrollet e tatimorëve mund të duket i paragjykuar për shkak të traditës jo dhe aq korrekte që kemi trashëguar në sistemin e tatimeve, të huajt janë gjithmonë më të drejtëpërdrejtë dhe shumë më pak emocionalë lidhur me korrektesinë e administratës tatimore shqiptare.

575 mijë euro rryshfet për një zyrtar shqiptar. Hetimi kësaj radhe vjen nga Austria

Postuar në 01 Tetor, 2015 14:47

575 mijë euro i janë dhënë një zyrtari të qeverisë shqiptare në vitin 2009 nga një biznesmen austriak. Lajmi bëhet i ditur nga mediat austriake që shkruajnë se Dietmar Aluta-Oltyan, ish-kreu i “Alpine Bau” ka dhënë rryshfet ndaj një zyrtari shqiptar në lidhje me ndërtimin e rrugës Damës –Tepelenë. “Prokurorët thonë se Aluta-Oltyan i ka paguar një zyrtari shqiptar një ryshfet prej 575 mijë euro, përmes një kompanie të quajtur Ëindforce Estate Limited, me qendër në Qipro.

Pse Ilir Meta fshihet pas Silva Cakës? Basha përmend ndërkombëtarët

Postuar në 04 Shtator, 2015 18:46

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që Ilir Meta është nën një tjetër akuzë që e implikon atë në një skemë përfitimi nga borxhet e CEZ dhe të vetmet reagime nga LSI kanë qenë ai i Petrit Vasilit, i pyetur nga mediat një ditë më parë dhe sot i deputetes Silva Caka që postoi një koment në rrjetet sociale dhe që u shpërnda për mediat nga zyra për shtyp e kësaj partie.

Reagim eunuk i qeverisë për akuzat ndaj Ilir Metës, hesht edhe Berisha

Postuar në 03 Shtator, 2015 21:57

Ngjan eunuk reagimi i qeverisë pas akuzave se Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania që kishte marrë përsipër mbledhjen e borxheve të CEZ. Disa orës pas deklaratës së Bashës që kërkoi dorëheqjen e kryetarit të kuvendit, zyra për shtyp e kryeministrit pretendon se Ilir Meta është i pastër në këtë histori, pasi nuk është përmendur me emër, por citimi i avokatëve të OSHEE i referohet një ish-kryeministri të hetuar për korrupsion.

Ilir Meta i dyshuar në aferat e borxheve të CEZ. Akuzohet se ka marrë rryshfet

Postuar në 03 Shtator, 2015 14:33

Ish kryeministri dhe kreu aktual i parlamentit, Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë. Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

Subscribe to RSS - rryshfet