remdesivir

OBSh: Remdesivir, interferon, hidroksiklorokina, ritonavir+lopinavir, pa efekt real kundër CoVid-19

Postuar në 16 Tetor, 2020 12:44

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se Remdesivir ka pak ose aspak efekt në trajtimin e CoVid-19 dhe përmirësimin e pacientëve të prekur prej tij. OBSH-ja ka kryer teste për të vlerësuar katër medikamente që aktualisht jepen për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi, Remdesivir, hidroksiklorokinë, interferon dhe një kombimin antiviralësh si lopinarvir dhe ritonavir. Testimi u krye me 11 266 pacientë të rritur në 500 spitale të ndryshme në 30 vende.

BE përgatitet për “betejën” e dytë me Covid-19, blen Remdesivir nga amerikania Gilead

Postuar në 08 Tetor, 2020 14:40

Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me kompaninë farmaceutike amerikane Gilead për 500 mijë cikle trajtimi me Remdesivir, ilaç për kurimin e Covid-19, ndërkohë që mbetet e hapur mundësia për dyfishimin e furnizimit. Kontrata ka vlerën 70 milionë euro dhe shuma do të gjenerohet nga fondi për mbështetjen në rast emergjencash. Vendimi u mor pasi disa vende të BE-së ngritën alarmin se stoqet e medikamentit ishn drejt fundit.

ShBA rrëzon studimin e Kinës: Remdesivir, efektiv në shkurtimin e kohës së rikuperimit nga CoVid-19

Postuar në 29 Prill, 2020 22:47

Kreu i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në ShBA, Anthony Fauci ka njoftuar në një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin  Donald Trump se testimet e medikamentit Remdesivir kanë dhënë rezultate pozitive në shkurtimin e kohës së rikuperimit te pacientët e prekur nga CoVid-19. Kompania Gilead që është prodhuesi lëshoi një deklaratë sot përmes së cilë deklaronte se ishte në dijeni të rezultateve pozitive. 

Në këtë kuptim, ndoshta bota ka tanimë një trajtim efektiv, ndonëse jo një kurë definitive apo një vaksinë. 

Dështojnë testimet e remdesivir. Nuk ka asnjë efekt ndaj CoVid-19

Postuar në 24 Prill, 2020 02:47

Remdesivir, medikamenti antiviral i zhvilluar nga kompania amerikane Gilead Sciences ka dështuar në testimet e kryera për përdorimin kundër CoVid-19. 
Remdesivir u promovua që në fazat e para të epidemisë si një ilaç premtues, por ai ka dështuar, madje testimet janë ndërprerë për shkak të efekteve anësore. 

Koronavirusi, në ShBA nisin testimet klinike me remdesivir

Postuar në 25 Shkurt, 2020 21:46

Zyrtarët amerikanë të Shëndetësisë kanë nisur testimet klinike kundër coronavirusit CoVid – 19 duke përdorur remdesivir, një medikament i prodhuar nga “Gilead Sciences Inc”. 

Testimet po kryhen mbi pacientë të shtruar dhe të prekur nga virusi i tanishëm dhe i pari mes tyre është një amerikan që ka qenë në karantinë në anijen “Diamond Princess”.

Studimi po kryhet në një qendër në Nebraska dhe medikamenti është prodhuar për luftën kundër Ebolas dhe Marburgut. Ndërkohë Kina dhe ShBA janë në krye të vendeve që pretendojnë se së shpejti do të kenë vaksinën kundër CoVid - 19.

Subscribe to RSS - remdesivir