OBSh: Remdesivir, interferon, hidroksiklorokina, ritonavir+lopinavir, pa efekt real kundër CoVid-19

Postuar në 16 Tetor, 2020 12:44

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se Remdesivir ka pak ose aspak efekt në trajtimin e CoVid-19 dhe përmirësimin e pacientëve të prekur prej tij. OBSH-ja ka kryer teste për të vlerësuar katër medikamente që aktualisht jepen për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi, Remdesivir, hidroksiklorokinë, interferon dhe një kombimin antiviralësh si lopinarvir dhe ritonavir. Testimi u krye me 11 266 pacientë të rritur në 500 spitale të ndryshme në 30 vende.

Rezultatet paraprake të testit tregojnë – të paktën sipas asaj që raportohet – se asnjë prej këtyre medikmanteve nuk ka ndonjë ndikim thelbësor në uljen e vdekshmërisë te pacientët e prekur nga CoVid-19. Kompania Gilead Sciences Inc ka hedhur poshtë studimin duke i cilësuar të dhënat e tij si inkonsistente, ndërkohë që ai bie ndesh me një studim të vetë kompanisë sipas të cilit Remdesivir përshpejton kohën e rikuperimit me 5 ditë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.