propozime

Basha del me paketë propozimesh për krizën

Postuar në 22 Maj, 2019 20:55

Pa kaluar 2 orë nga letra e hapur publike që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i drejtoi kreut të PD-së për t’u ulur në një dialog pa kushte, ku madje linte të hapur diskutimin nga ana e Bashës për datën e zgjedhjeve, ky i fundit duket i palëkundur për të mos hyrë ne negociata me kreun e qeverisë.

Basha foli nga Durrësi për një paketë propozimesh që shmang çdo Pazar me zotin Rama për zgjidhjen e krizës.

FMN-Qeverisë: Stop propozimeve nga privatë

Postuar në 20 Mars, 2018 18:06

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vlerësimet për ecurinë e ekonomisë dhe politikave të qeverisë pas vizitës dyjavore në Tiranë. Ky raport diktohet nga marrëveshja që zhvillohet me ato vende anëtare që kanë një nivel konsiderueshëm kredie të FMN-së ende për t’u shlyer pas përfundimit të programeve dhe ka fokus të veçantë te pikat e dobëta dhe risqet.

Propozimi antikushtetues që prishi konsensusin qëllimisht

Postuar në 20 Korrik, 2016 13:14

Portali “exit.al” shkruan sot një version të arsyeve se përse dështuan negociatat e para dy ditëve. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sqaroi diçka kur foli për “skualifikim nga kandidimi vetëm mbi bazën e dyshimeve”, por duket se mënyra sesi është futur ky propozim, lë shumë dyshime. Shkruan “exit.al”: “Një kthesë e papritur ka ndodhur rreth orës dy të mengjesit të së martës ndërsa po zbardhej në letër marrëveshja e arritur për t’u firmosur nga palët.

Blushi mbledh 10 deputetë, propozojnë zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe votimin e reformës me referendum

Postuar në 27 Qershor, 2016 11:59

Deputetët Agron Duka, Arta Dade, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vangjel Dule i propozojnë parlamentit dy amendamente për ndryshimet në kushtetutë, me të cilat synojnë që ‘qendra’ e tyre të jetë populli.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja e PS-së, Mimiza Hafizi, e cila ka postuar njëherësh edhe propozimet konkrete, të mbështetura edhe nga deputeti i PD-së, Eduard Selami. Grupi prej 10 deputetesh kërkojnë që presidenti të zgjidhet nga populli.

Blushi këmbëngul në hapjen e partisë dhe një kritikë për rrobaqepësit e kryetarit

Postuar në 02 Mars, 2016 13:19

Ben Blushi i propozon kongresit një platformë për demokratizimin e Partisë Socialiste. Pas publikimit të ndryshimeve statutore nga grupi i punës, deputeti socialist thotë se platforma e tij e shndërron të majtën në një parti më të hapur dhe moderne. “Jam anëtar i kryesisë, por e kam thëne prej një muaj që do kisha disa propozime për kongresin, kjo është arsyeja që kam bërë disa sugjerime, apo propozime për kongresin që parashikojnë në radhë të parë një parti më moderne në raport me atë centraliste që e kishim, e kemi dhe do ta kemi.

Subscribe to RSS - propozime