Blushi mbledh 10 deputetë, propozojnë zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe votimin e reformës me referendum

Postuar në 27 Qershor, 2016 11:59

Deputetët Agron Duka, Arta Dade, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vangjel Dule i propozojnë parlamentit dy amendamente për ndryshimet në kushtetutë, me të cilat synojnë që ‘qendra’ e tyre të jetë populli.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja e PS-së, Mimiza Hafizi, e cila ka postuar njëherësh edhe propozimet konkrete, të mbështetura edhe nga deputeti i PD-së, Eduard Selami. Grupi prej 10 deputetesh kërkojnë që presidenti të zgjidhet nga populli.
“Ne kërkojmë që Presidentin e Republikës t’ia japim popullit. Një President i zgjedhur nga populli, dhe jo nga Kuvendi, do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese. Me amendamentin e dytëw kushtetues, ne kërkojmë që popullit t’i bëhet e mundur të ndryshojë Kushtetutën e vendit. Me Kushtetutën aktuale, këtë të drejtë populli e merr vetëm nëse bëhen bashkë 94 deputetë, ose 2/3 e parlamentit. Por 94 deputetë është e vështirë të bien dakord. Ne kërkojmë që ky numër të ulet në 2/5, pra në 56 deputetë. Me ndryshimin që ne propozojmë, popullit shqiptar i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme."-shprehet deputetja Mimoza Hafizi në një postim për Mediat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.