presion i ndërkombëtarëve

Elvis Roshi drejt dorëheqjes!

Postuar në 16 Shtator, 2015 10:34

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pritet të jetë zyrtari i radhës nga mazhoranca që do të deklarojë dorëheqjen nga funksioni i tij. Burime pranë tij thanë për "ResPublica" se Roshi po shyrton mundësinë e lënies së mandatit të kryebashkiakut të fituar në zgjedhjet e qershorit.
Kjo për shkak të presionit në rritje të ndërkombëtarëve për pastrimin e administratës dhe politikës nga personat me të shkuar të dyshimtë. Roshi ka qenë objekt i akuzave të vazhdueshme nga opozita si një person që për shkak të problemeve me ligjin ka ndryshuar identitet.

Subscribe to RSS - presion i ndërkombëtarëve