PPE

PD i largohet Reformës në Drejtësi, e heq nga prioritetet e axhendës politike

Postuar në 31 Maj, 2016 10:56

Në një njoftim për median Partia Demokratike tha se alternativa e saj për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme mori mbështetjen e Partisë Popullore Europiane. Lulzim Basha ishte ne Luksemburg në 40 vjetorin e PPE-së, ku drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, folën për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj.

Kushti për konsensusin e reformës në drejtësi: Ramës të mos i hapen negociatat e anëtarësimit

Postuar në 05 Maj, 2016 13:18

Nga mbledhja e Partive Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor, kreu i opozitës, Lulzim Basha dërgoi një mesazh të qartë për ndërkombëtarët, duke ofruar konsensun për reformën në drejtësi, me kushtin që BE të mos hapë negociatat e anëtarësimit gjatë qeverisjes Rama. "Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë.

Pages

Subscribe to RSS - PPE