Kushti për konsensusin e reformës në drejtësi: Ramës të mos i hapen negociatat e anëtarësimit

Postuar në 05 Maj, 2016 13:18

Nga mbledhja e Partive Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor, kreu i opozitës, Lulzim Basha dërgoi një mesazh të qartë për ndërkombëtarët, duke ofruar konsensun për reformën në drejtësi, me kushtin që BE të mos hapë negociatat e anëtarësimit gjatë qeverisjes Rama. "Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë. Dhe natyrisht për reformën zgjedhore dhe për të cilën koha tashmë ka ardhur. Shqipëria nuk do të mund të hapë negociatat pa treguar se është në gjendje të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e në veçanti me një qeveri që u kap dy herë në flagrancë duke shkatërruar zgjedhjet, në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe zgjedhjet parciale në Korçë në vitin 2013.”- deklaroi Basha.

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

E pyeten njerin , se cfare dhurate donte nga i madhi zot, dhe ai i tha, nuk dua asgje, por atije komshiut tim, mos i jep asgje.
Tamam nje cope kalam biberoni.

Submitted by marakana (not verified) on

Ja kush jane kriminelet politike dhe banda politike e Sali Berishes. Ata kane refuzuar dhe refuzojne miratimin e reformes ne drejtesi qe i duhet popullit shqiptar vetem e vetem qe kundershtari i tyre politik te mos fitoje besimin e brendshem dhe ate te jashtem. Pra, keta vetem per pushtetin e bandes se tyre jane gati ta lene Shqiperine dhe shqiptaret pa drejtesi dhe pa antaresim ne BE. Sido qe te veprojne, sa krahu do e hane. Shumica dermuese e shqiptareve, me perjashtim te disa legeneve dhe injoranteve, e kane kuptuar cfare perfaqson banda 2B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.