populistet

Die Zeit: Po vjen Europa e zhurmës

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 11:16

Matteo Salvini, Viktor Orban, Marine Le Pen dhe Alexander Gauland i AFD në Gjermani, të gjithë këta duan një Europë tjetër. Por me çfarë do të ngjasojë kjo Europë e partive populiste ekstremiste pyet gazeta gjermane Die Zeit.

"Është një pyetje që duhet të shtrohet, pasi partitë populiste pritet të rrisin mbështetjen  në zgjedhjet e ardhshme evropiane të majit. Këto parti nuk do të bëhen aq të forta sa të jenë në gjendje të kenë pozita drejtuese në Evropë. Por ato do të marrin aq shumë peshë në institucionet evropiane saqë do të ndikojnë në shumë çështje "

Steve Bannon themelon Lëvizjen e "urrejtjes" për Europën. Bllokim axhendës Merkel-Macron

Postuar në 17 Shtator, 2018 13:20

Parashikoi rezultatin e Brexit kur askush nuk mendonte se “Po-ja” britanike do mbizotëronte në referendum. Po ashtu i dha fitoren Donald Trump, kur triumfi dukej skenar i pamundur. Punoi për të dyja fushatat, ndihmoi Nigel Farage në fushatën ksenofobike kundër BE-së dhe bashkëpunoi kokë më kokë  me presidentin e amerikan që nga gushti i 2016. Sot Steve Bannon punon për koordinim e partive pan-evropiane të krahut të djathtë, për t’u dhënë fitoren në zgjedhjet europiane të  majit 2019.

Populistët pa komplekse të Italisë

Postuar në 25 Gusht, 2018 16:45

Tre vjet më parë, kur zgjedhësit polakë u dhanë nacional-populistëve të Partisë Ligj dhe Drejtësi shumicën më të madhe që nga viti 1989, Adam Michnikkomentoi: “Ndodh që një grua e bukur të humbasë mendjen dhe të shkojë në shtrat me një bastard”.

Që në rini, vetë Michnik ishte përballur me burgjet e regjimit, duke ruajtur të gjallë për shoqërinë polake shpresën për të ardhmen europiane dhe një shoqëri të hapur.

Vende të sigurta “për të kënaqur disa ekuilibra”

Postuar në 01 Tetor, 2015 14:58

Marcel Fürstenau shkruan sot një opinion në “Deutsche Welle” mbi situatën e migracionit dhe azilkërkimit. Ai ndalet edhe tek vendimi i Gjermanisë për të shpallur Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, si vende të sigurta origjine, ndërkohë që kujton se në këtë rajon, për të ruajtur sigurinë shërbejnë ndër të tjerë edhe forcat gjermane. “Azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, gjithashtu me të drejtë, do të mendojnë në të ardhmen ndryshe për kryetaren e qeverisë gjermane.

Subscribe to RSS - populistet