politike

SHBA kërkon hetim të shpejtë për ndërhyrjen në sistemin TIMS

Postuar në 17 Gusht, 2023 15:17

SHBA është e shqetësuar për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Pak ditë pasi opozita akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, si autorë të grabitjes së fondit të të dhënave të sistemit TIMS, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell, është takuar me ministrin Balla.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, gjatë diskutimeve për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, “McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit”.

"Nuk lejojmë që BE të cenojë sovranitetin tonë kombëtar"

Postuar në 15 Gusht, 2023 19:07

Polonia nuk i shkel ligjet e BE-së, por e di mirë se ku janë kufijtë e saj". Gjashtë muaj pasi Komisioni Evropian e paditi Poloninë në gjykatën më të lartë të BE-së për shkelje të ligjit të BE-së nga Gjykata Kushtetuese polake dhe praktikës gjyqësore të saj, kryeministri euroskeptik Mateusz Morawiecki, thotë se nuk do të lejojë kurrë që institucionet e unionit të cenojnë sovranitetin e shtetit polak.

Hipokrizia që mban Italinë të ndarë

Postuar në 14 Gusht, 2023 00:52

 

Rrëzoni kryeministrin, që ta keni mirë me Amerikën

Postuar në 10 Gusht, 2023 14:16

Departamenti amerikan i Shtetit nxiti Pakistanin të largonte kryeministrin Imran Khan nga detyra, vitin e kaluar, si ndëshkim për qëndrimin e tij neutral në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Lajmin e bën të ditur “The Intercept”, e cila citon një kabllogram sekret diplomatik të marrë nga një burim ushtarak pakistanez.

Berisha kërkon dorëheqjen e Artur Metanit: Është i zhytur në vjedhjen e shekullit

Postuar në 03 Gusht, 2023 14:33

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha, akuzon Inspektorin e Lartë të Drejtësisë se është direkt i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se po ushtrohet presion i madh mbi atë që konsiderohet si hetimi i shekullit.

Kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të inspektorit të lartë të drejtësisë, Artur Metani, i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri

Ministrat e BDI-së dorëhiqen me kusht

Postuar në 30 Korrik, 2023 23:06

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njoftoi dorëheqjen e ministrave të partisë së tij nga qeveria. Hyrja në fuqi e këtij vendimi kushtëzohet me votimin e ndryshimeve të kushtetutës nga partia më e madhe opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.

Lista Serbe: Tërheqja e njësive të posaçme në veri u hap rrugën zgjedhjeve të reja

Postuar në 30 Korrik, 2023 22:07

Lista Serbe e sheh çtensionimin e situatës si hapin e parë të domosdoshëm për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushtet për fushatë normale.

Bledi Çuçi në krye të Grupit Parlamentar, Klosi sekretar i Përgjithshëm i PS-së

Postuar në 26 Korrik, 2023 19:23

Asambleja e Partisë Socialiste ka prodhuar disa ndryshime në strukturën drejtuese, duke emëruar në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të saj, Blendi Klosin dhe duke larguar Damian Gjiknurin. Ndërkohë, detyrën e kreut të grupit parlamentar të socialistëve, Rama ia ka besuar Bledi Çuçit, të cilin e shkarkoi pak ditë më parë nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Çuçi do të kryejë detyrën që mbante deri para pak ditësh Taulant Balla, i cili drejton sot Ministrinë e Brendshme. 

Arben Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar

Postuar në 24 Korrik, 2023 15:08

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Vendimi vjen pasi Policia e Shtetit konfirmoi se ish-zv.kryeministri Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Të dhënat e sistemit TIMS kanë konfirmuar se Ahmetaj ka dalë jashtë territorit shqiptar. Vetë Ahmetaj disa ditë më parë e konfirmoi largimin përmes një statusi në rrjetet sociale, mëngjesin e ditës kur Parlamenti i hoqi imunitetin me 117 vota pro.  

Kurti: Ka 48 baza serbe rreth kufirit me Kosovën

Postuar në 24 Korrik, 2023 09:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se në kufirin me Serbinë, kjo e fundit ka baza sulmuese. Nevoja për t'u mbrojtur në rast sulmi, e ka bërë qeverinë e tij të dyfishojē buxhetin për ushtrinë dhe të rrisë numrin e trupave.

Pages

Subscribe to RSS - politike