Kurti: Ka 48 baza serbe rreth kufirit me Kosovën

Postuar në 24 Korrik, 2023 09:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se në kufirin me Serbinë, kjo e fundit ka baza sulmuese. Nevoja për t'u mbrojtur në rast sulmi, e ka bërë qeverinë e tij të dyfishojē buxhetin për ushtrinë dhe të rrisë numrin e trupave.

Ne kemi dyfishuar buxhetin vjetor për mbrojtjen e Kosovës dhe kemi rritur për 80 për qind numrin e ushtarëve. Kjo nuk është për të sulmuar dikë, por për të mbrojtur veten me sukses. E dini, rreth kufirit tonë me Serbinë ka baza sulmuese të ushtrisë dhe policisë ushtarake serbe, gjithsej 48, dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj na duhet një ushtri e pajisur mirë që do ta mbrojë me sukses Kosovën kundër agresionit të mundshëm serb

thotë ai në një intervistë për kroaten "Veçernji List".

Lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veri dhe qëndrimin e Perëndimit, Kurti thotë se Uashingtoni dhe Brukseli kanë vënë bast në kalin e gabuar. Duke iu referuar presidentit serb, Kurti vëren se ai nuk ka arritur të shkëputet nga e shkuara.

Ai shprehet se ish-liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë janë të pafajshëm dhe mbrojtja e tyre i ka kushtuar shtetit të Kosovës mbi 16 milionë euro deri tani.

Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale. Unë besoj në pafajësinë e atyre që janë atje. Ne e mbështesim mbrojtjen e tyre dhe deri më tani kemi paguar si shtet mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk e kanë mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë, sepse në vitet e nëntëdhjeta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë joserbë. Do të thotë që, nëse një njeri ka vrarë deri në 10 prej tyre, janë 15 mijë vrasës serikë në Serbi të cilët shëtisin lirshëm. Nga ky numër, as 1% e tyre nuk kanë përfunduar pas grilave. Edhe këtu kemi një asimetri të theksuar që bie ndesh me pajtimin e popujve tanë në Ballkanin Perëndimor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.