politike

Ndryshon gjysma e qeverisë

Postuar në 04 Shtator, 2023 19:07

Kryeministri Rama ka riformatuar kabinetin qeveritar. Rama bëri të ditur emrat e shtatë ministrave të rinj gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, duke surprizuar shumë prej atyre që dëgjuan emrin e vet. Rama ka shkarkuar 6 ministra dhe ka krijuar një ministri të re për bashkëpunimin e pushtetit qendror me atë vendor.

“Nuk skuqem për ata që ua merr mendjen paraja”

Postuar në 04 Shtator, 2023 18:11

Kryeministri Rama lau duart me të gjitha skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë qeverinë muajt e fundit, duke u shprehur që nuk mban përgjegjësi për ata që ua merr mendjen pushteti. Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama tha se partia nuk do t’i mbrojë ata që “hanë pas shpine”.  

Një parti me porosi

Postuar në 02 Shtator, 2023 18:03

Lulzim Basha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të fraksionit që drejton. Takimi i mbajtur në stadiumin « Asllan Rusi » shënoi sipas Bashës nisjen e ndërtimit të Partisë Demokratike moderne.

« Nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! », shkroi Basha.

Schallenberg: BE-së i duhet një qasje e re për zgjerimin

Postuar në 02 Shtator, 2023 11:16

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, thotë se BE-së i duhet një qasje e re për zgjerimin. Në një intervistë për Politico.eu, ai thotë se se ka një nevojë gjeopolitike për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe Moldavi.

Braverman: Britania duhet të shkëputet nga Gjykata e Strasburgut

Postuar në 30 Gusht, 2023 13:01

Pas shkëputjes nga BE-ja, në Britani hidhet ideja për t’u shkëputur edhe nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman, e përsëriti këtë ide, duke e cilësuar “të politizuar” gjykatën europiane.   

Deklarata që shënon rikthimin në debatin politik pas pushimeve verore, pason një periudhë të trazuar për Home Office, që lidhet pikërisht me qasjen ndaj azilkërkuesve.

“Ambasadorin rus e kam mik, por nuk raportoj tek ai"

Postuar në 29 Gusht, 2023 17:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i shpjegon me një marrëdhënie miqësore takimet me ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko. Në një konferencë për shtyp, Vuçiç hodhi poshtë akuzat se takimet shërbejnë për t’i raportuar diplomatit rus.

Europa nuk ka urgjencë për zgjerimin

Postuar në 29 Gusht, 2023 14:49

Për Komisionin Evropian (KE), zgjerimi si proces nuk ka ndonjë urgjencë. Zëdhënësja e KE, Dana Spinat, thotë se KE është më shumë i angazhuar në asistencën ndaj vendeve aspirantë, sesa në afatet konkrete të pranimit.

Deklarata e Spinat vjen pas propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afati kur vendet që janë aktualisht kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.

Korrupsioni, Rama: Nuk mund të parashikojmë kush i reziston tundimit e kush jo

Postuar në 25 Gusht, 2023 14:25

Kreu i qeverisë e cilësoi sot koncesionin e sterilizimit një nga punët më të bukura të qeverisë së tij. Rama tha se përgjegjësia për shkeljen e kontratës është individuale dhe ata që kanë abuzuar do të paguajnë. Në lidhje me hetimin që ka vënë nën akuzë tetë persona deri tani, Rama tha se korrupsionin nuk mund ta parashikosh.

Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Postuar në 22 Gusht, 2023 15:19

Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Vendimi është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të AKK-së.

Kërkesa për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës është bërë nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe është miratuar me shumicë votash.

Nga 38 komuna që ka në total Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 qershor 2001, pas zgjedhjeve të para lokale pas luftës.

Ish-kancelari austriak, nën akuzë për dëshmi të rreme

Postuar në 18 Gusht, 2023 14:36

Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, akuzohet për dëshmi të rreme. Fjala është për hetimin e nisur ndaj tij pak vite më parë, lidhur me të ashtuquajturin skandali i Ibizës.

Ngritjen e akuzës ndaj ish-kancekarit austriak e konfirmoi Zyra e Prokurorisë Ekonomike dhe Korrupsionit të Austrisë. Kallëzime penale janë bërë edhe ndaj ish-shefit të kabinetit të Kurz, Bernhard Bonelli, raportojnë mediat austriake.

Gjykimi ndaj Kurz nis më 8 tetor.

Pages

Subscribe to RSS - politike