“Nuk skuqem për ata që ua merr mendjen paraja”

Postuar në 04 Shtator, 2023 18:11

Kryeministri Rama lau duart me të gjitha skandalet e korrupsionit që kanë përfshirë qeverinë muajt e fundit, duke u shprehur që nuk mban përgjegjësi për ata që ua merr mendjen pushteti. Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama tha se partia nuk do t’i mbrojë ata që “hanë pas shpine”.  

Kam përgjegjësi të madhe morale. Më të madhen pa diskutim. Përgjegjësia ime nuk është as të skuqem, as të kërkoj ndjesë apo të zmbrapsem pse dikujt që i besoj një punë e mbështes pa fund dhe atij i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton besimin tim dhe tuajin, por edhe flamurin. Flamurin e të gjithë shqiptarëve por edhe atë të PS-së.

Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur, ne të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienike për të fshirë bajgat e korrupsionit! Jo! Përgjegjësia ime morale është mos lë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar pavarësisht nga ngjyra çdo lloj këlyshi që e ka mbajtur drejtësinë si qen të lidhur me pushtetin e politikës për plot 100 e kusur vjet më vonë.

Asambleja e Partisë Socialiste mbahet vetëm pak javë pasi në kuadër të dosjes së inceneratorëve, SPAK lëshoi urdhra arresti për disa zyrtarë e ish-zyrtarë, mes të cilëve edhe ish-numri dy i qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj, aktualisht në arrati. Po ashtu, organi kryesor i akuzës në vend ka në hetim edhe koncesionin e sterilizimit, për të cilin deri tani janë lëshuar 8 urdhra arresti.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kur Kryeminstri përmend ata që nuk dinë çfarë firmosin harron se ka një video ne komisionin e kuvendit pikërisht ku ai deklaron se nuk di çfarë firmos. Ore mirë kur këtij i hanë dardha pas shpine po nëse ky ha dardha pas shpinës së popullit si i bëhet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.