ndertimet

Veliaj si pjesë integrale e mafias së betonit

Postuar në 15 Shkurt, 2016 16:53

Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe aferave korruptive jo vetëm që nuk ndjen asnjë pendesë për barbarinë e paralajmëruar ne hapësirën e Liqenit Artificial, por turpshëm po përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit, fshehur pas një parku për fëmijë. Në malinjitetin e tij, ashtu sikundër abuzoi me “betejën” për të drejtat e romëve, sot po abuzon në emër të fëmijëve.

Referendume lokale për ndërtimet në Parkun “Rinia” dhe në Parkun e Liqenit në Tiranë

Postuar në 30 Janar, 2016 14:51

Partia Demokratike propozon referendume lokale për mbrojtjen e Parkut “Rinia” në Tiranë dhe atë të Liqenit, po në kryeqytet. Gjatë një tryeze për mejdisin, organizuar prej kësaj force politike, Jamarbër Malltezi, sekretari për Mjedisin, ka propozuar referendumet si zgjidhje për të ndalur parkimet nëntokësore dhe ndërtimet në këto zona. Pak ditë më parë Bashkia e Tiranës publikoi një lsitë me lulishtet që do të kthehen në parkime, duke krijuar kështu kushtet e humbjes së mëtejshme të sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet. 

Shqetësim për Ohrin, “Galapagosin e Eruopës”

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 15:36

“New Scientist” shkruan së fundmi për rrezikun e madh që i kanoset liqenit të Ohrit, i cilësuar si Galapagosi i Europës. “Liqeni i Ohrit është një Gral i Shenjtë për biologët nga e gjithë bota. Por ai përballet me një krizë të biodiversitetit”, siton faqja në fjalë, Christian Albrecht nga Universiteti i Giessen në Gjermani.  Shkencëtari në fjali ka qenë pjesë e një ekipi që ka marrë kampione të sedimenteve në liqenin në fjalë, që janë shfrytëzuar për studiuar se jetëgjatësia e liqenit dhe stabiliteti i tij ka përcaktuar dhe katalizuar evolucionin e specieve endemike që jetojë aty.

Zhurmuesit gojëmbyllur

Postuar në 29 Tetor, 2015 16:03

Ka disa lajme me ndërtime pallatesh këto dy ditët e fundit. Lajme që lidhen detyrimisht me qeverinë e cila ka në krye një politikan që u ngrit në sezonin e zhvillimit të industrisë së ndërtimit në Shqipëri. E që për çudi, po vetë, me të ardhur në qeveri, e goditi duke e pezullluar thuajse fare. Thuajse. Pasi siç dihet shpallja e zonave me përparësi, apo pezullimi i ndërtimeve në kuadër të reformës territoriale, nuk penguan që një pallat te Liqeni Artificial të vijonte punën. Së fundmi pallatet po rigjallërohen sa nga Laguna Blu, aq edhe te Liqeni Artificial i Tiranës.

Një shembull nga Athina për Tiranën(video)

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:35

Dokumentari në fjalë, i titulluar “Athina, përpara qytetit”, është realizuar në vitin 1980 nga Nikos Grammatikopoulos. Dokumentari trajton rrënimin e Athinës, godinave dhe arkitekturës neoklasike të saj dhe transformimin në qytetin beton që është sot. Pamjet e godinave të fiksuara japin shëmbëllime të mëdha me atë çfarë shohim në ndonjë qoshe të Tiranës, ku shtëpi që bien në sy me arkitekturën e tyre, po mbulohen nga vërshimi i pallateve shumëkatëshe. Nuk është fjala për të ndalur zhvillimin, por një dokumentim i Tiranës, sado që është qytet modest, është i nevojshëm dhe i dobishëm.

Rënie e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:15

Kërkesat për blerje apartamentesh në Tiranë po rriten, por çmimet në disa zona bien. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kërkesa për blerje është rritur me 30%, por kjo ndoshta shpjegohet pikërisht me rënien e çmimeve me 15%. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” rënia e çmimeve ka prekur “zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në unazë me 15-20%”. Këto janë edhe zonat me çmimet më të larta. Një tjetër edhe dhënë që ka rëndësi është edhe rënia e interesit nga shtetasit e huaj.

Pages

Subscribe to RSS - ndertimet