Shqetësim për Ohrin, “Galapagosin e Eruopës”

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 15:36

“New Scientist” shkruan së fundmi për rrezikun e madh që i kanoset liqenit të Ohrit, i cilësuar si Galapagosi i Europës. “Liqeni i Ohrit është një Gral i Shenjtë për biologët nga e gjithë bota. Por ai përballet me një krizë të biodiversitetit”, siton faqja në fjalë, Christian Albrecht nga Universiteti i Giessen në Gjermani.  Shkencëtari në fjali ka qenë pjesë e një ekipi që ka marrë kampione të sedimenteve në liqenin në fjalë, që janë shfrytëzuar për studiuar se jetëgjatësia e liqenit dhe stabiliteti i tij ka përcaktuar dhe katalizuar evolucionin e specieve endemike që jetojë aty. Vlera e Ohrit qëndron në biodiversitetin e tij që është më i madhi ndër liqenet në botë. Kriza po vjen nga shtimi i popullsisë në këtë zonë dhe nga zhvillimi i sektorit të turizmit. Psh. Kryetari i Bashkisë së qytetit të Ohrit, Nikola Nikola Bakraceski bëri të njohur planin e tharjes së 75 ha moçal, duke rrezikuar kështu ekosistemin. Albrecht i ka nisur një letër presidentit maqedonas në muajin tetor, ku e cilëson planin në fjalë “totalisht të papranueshëm”. Nuk ka një përgjigje nga autoritetet maqedonase, ndërkohë që ka një nismë qytetare që apelon për mbrojtjen e habitatit. Në liqeinin e Ohrit, i cili ndryshe nga sa shkruhet në faqen e “New Scientist” nuk është i Maqedonisë, por lag edhe Shqipërinë, jetojnë rreth 350 specie unike. 

https://www.newscientist.com/article/dn28693-europes-oldest-lake-faces-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.