Rënie e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:15

Kërkesat për blerje apartamentesh në Tiranë po rriten, por çmimet në disa zona bien. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, kërkesa për blerje është rritur me 30%, por kjo ndoshta shpjegohet pikërisht me rënien e çmimeve me 15%. Sipas një vëzhgimi të “Monitor” rënia e çmimeve ka prekur “zonën e ish-Bllokut me rreth 30-35%, në qendër me 25%, në unazë me 15-20%”. Këto janë edhe zonat me çmimet më të larta. Një tjetër edhe dhënë që ka rëndësi është edhe rënia e interesit nga shtetasit e huaj. “Të huajt tërhiqen më tepër nga komplekset rezidenciale në periferi të Tiranës dhe shumë pak për banesa në qendër të kryeqytetit, pohojnë agjencitë imobiliare. Por, numri i tyre është sërish në rënie dhe transaksionet janë të pakta”, vijon “Monitor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.