ndertime

Premtime dhe ndërtime (Video)

Postuar në 03 Prill, 2018 23:59

E para ishte fjala në Bibël po mesa duket, kjo nuk vlen fare për Shqipërinë dhe në veçanti kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Një personazh që i ka lejuar vetes komoditetin të mos mbajë përgjegjësi fytyrën që shfaq nga ekrani në ekran duke bërë pikërisht të kundërtën e atyre që ka premtuar. Është i dokumentuar çfarë ka thënë për ndërtimin e 5 kullave të Diga e Liqenit Artificial pasi doli nga Gjykata Administrative e Apelit dhe po ashtu për ndërtimet në Tiranë.

Palasa –një ferrë e vogël me lepur të madh?

Postuar në 26 Shtator, 2016 15:38

Për herë të parë vëmëndja ime në këtë ferrë u tërhoq nga shkrimi i para disa ditëve: “Resortet turistike në bregdetin e jugut po ndërtohen në prona të grabitura”(http://www.reporter.al/resortet-turistike-ne-bregdetin-e-jugut-po-nderto...), i gazetares së BIRN, Lindita Çela, i botuar në reporter.al.

“Referendum për parkimin nëntokësor te parku “Rinia”, ndërtimin te Korpusi si dhe ndërtimin te Parku i Liqenit”

Postuar në 04 Mars, 2016 15:55

Partia Demokratike ka depozituar tri kërkesa për referendum për ndërtimet në zona të gjelbra në Tiranë. Kreu i Departamentit për Mjedisin në këtë parti, Jamarbër Malltezi,, deklaroi se kërkesat lidhen me ndërtimin e parkimit nënëtokësor te parku “Rinia”, ndërtesat që zyrtarisht njihen si ndërtesa social-kulturore në të dy krahët e Korpusit Universitar si dhe ndërtimi te Parku i Liqenit i atij që quhet si Kënd Lojërash. Malltezi tha se janë marrë vendim që bien në kundërshtim me ligj, në anashkalim të procedurave.

Relike të arkitekturës sovjetike

Postuar në 01 Shkurt, 2016 20:38

Gjurmë të arkitekturës sovjetike ruhen në shumë vende të Bllokut Lindor, përfshirë edhe Shqipërinë. Më poshtë disa foto të disa prej ndërtesave karakteristike të kësaj shkolle, e cila siç shkruan “rbth.com”, “pas revolucionit, ishte në kërkim të përhershëm të formave: karakteristikë e racionalizmit dhe konstruktivizmit… në funksion të maksimumit të funksionalitetit”. Kjo arkitekturë u aplikua jo vetëm në godina publike, por edhe për apartamente banimi dhe monumente. Të duket si kthim në një kohë tjetër. 

Subscribe to RSS - ndertime