“Referendum për parkimin nëntokësor te parku “Rinia”, ndërtimin te Korpusi si dhe ndërtimin te Parku i Liqenit”

Postuar në 04 Mars, 2016 15:55

Partia Demokratike ka depozituar tri kërkesa për referendum për ndërtimet në zona të gjelbra në Tiranë. Kreu i Departamentit për Mjedisin në këtë parti, Jamarbër Malltezi,, deklaroi se kërkesat lidhen me ndërtimin e parkimit nënëtokësor te parku “Rinia”, ndërtesat që zyrtarisht njihen si ndërtesa social-kulturore në të dy krahët e Korpusit Universitar si dhe ndërtimi te Parku i Liqenit i atij që quhet si Kënd Lojërash. Malltezi tha se janë marrë vendim që bien në kundërshtim me ligj, në anashkalim të procedurave. Për këtë arsye por edhe për shkak të ndjeshmërive, është menduar që referendumi të japë një përgjigje për këto ndërtime, pra nëse ato duhen apo jo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.