moske

Funerali i ambasadorit të vrarë, Putin largohet nga ceremonia (Video)

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 11:07

Në prani Të Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin u mbajt në Moskë funerali i ambasadorit rus të vrarë në Ankara, Andrei Karlov. Vladimir Putin vuri lule mbi arkivolim e diplomatit dhe më pas u ul pranë gruas së ve të ambasadorit me të cilën pati  një bisedë të shkurtër. Pak minuta më pas ai u largua. Në funeralin e Andrei Karlov, që u krye me nderimet më të larta shtetërore, ishte e pranishme gjithë udhëheqja ruse. Nisur nga zhvillimet e ditëvetë fundit presidenti Vladimir Putin e shtyu për të premten në mesditë konferencën vjetore.

Premierë e kompozimeve të Aleksandër Peçit në Moskë

Postuar në 14 Gusht, 2016 17:54

Shqipërinë dhe Rusinë mund t’i ndajnë shumë gjëra, por ajo që vazhdon t’i bashkojë është muzika. Ambasada ruse në Tiranë ka përcjellë me shumë vlerësim lajmin se në datë 8 gusht, në Konservatorin e Moskës "Pjotr Çajkovski" u mbajt një koncert shumë i veçantë – premiera botërore e sonatave të kompozitorit të njohur shqiptar Aleksandër Peçi.

“Dashuria për muzikën i bashkon sërish dy popujt tanë. Kompozitori shqiptar bën premierë botërore në Moskë”-shktuhet në faqen në facebook të ambasadës ruse në Tiranë.

Zbulohet Ditari i Himmler, romantiku çnjerëzor i kupolës naziste

Postuar në 09 Gusht, 2016 21:59

Histori nga jeta e tij personale, politikë, subjekte banale dhe përshkrime të tmerrshme për vdekjen e miliona njerëzve përmban Ditari i Oficerit të Lartë të Rajhut, Heinrich Himmler, i zbuluar nga Instituti gjerman i Historisë (DHI)  në Moskë. Himler, i njohur si numri dy i regjimit nazist ishte iniciatori i kampeve të përqendrimit dhe "arkitekti" i planit të shfarosjes masive të hebrenjve evropianë.

Një fillim i ri, Putin gati të presë Erdoganin në Moskë

Postuar në 07 Gusht, 2016 20:40

Presidenti turk, Rexhep Taip Redogan synon të hapë një faqe të re në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë me vizitën e programuar të martën në Moskë. "Do jetë një vizitë historike, një fillim i ri. Në bisedën me mikun tim Vladimir Putin besoj do të hapim faqe të re marrëdhëniet mes dypalëshe. Vendet tona kanë shumë gjëra për të bërë bashkë"-deklaroi presidenti rus për agjencinë e lajmeve Tass, dy ditë para vizitës. Afrimi i Turqisë me Rusinë vjen në një kohë kur Ankaraja ka përkeqësuar marrëdhëniet me Uashingtonin pas ngjarjeve të 15 korrikut.

Shokuese/Dadoja “xhihadiste” lëviz me kokën e prerë të një fëmije në qendër të Moskës

Postuar në 29 Shkurt, 2016 13:19

Policia e Moskës u vu në  alarm pasi një grua e mbuluar u pa të lëvizte në qendër të qytetit me kokën e prerë të një fëmije duke thërritur “Allahu Ekber”. Nga hetimet rezultoi se gruaja ishte dadoja e një fëmijë3-4 vjeçare, të cilit i preu kokën pasi më herët i kishtë vënë flakën shtëpisë. Ajo kërcënoi se do të hidhte veten në erë, duke nxjerrë nga çanta kokën e prerë të fëmijës. Gruaja rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse në trup, ndërsa po heton mbi aktin e saj makabër.

 

U takuan në Moskë. Asad përjetë mirënjohës Putinit (Video)

Postuar në 21 Tetor, 2015 10:23

Presidenti sirian, Bashar dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan të martën në mbrëmjë- në një vizite të pa parlajmëruar në Moskë. Zëdhënësi I Presidentit rus, Dëmitrij Peskov (Dmitry Peskov) tha se Asad mbërriti në kryeqytetin rus për një vizitë pune dhe dy udhëheqësit diskutuan për luftën kundër Shtetit Islamik, vazhdimin e ofensivës ajrore të Rusisë dhe planet e Sirisë për trupat e saj.

Pas trenit në Poloni, edhe një inxhinier gjerman pretendon zbulimin e 100 tonëve ar në një fshat të Moskës

Postuar në 08 Shtator, 2015 11:44

Nuk janë vetëm polakët me fat. Mediat raportojnë se një inxhinier gjerman pretendon të ketë gjetur kamionë me sasi ari ngarkuar në një fshat në jug të Moskës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se inxhinieri ka shpallur gjetjen pasi përdori radarë për lokalizimin e kamioneve që mendohet se janë të ngarkuar me thesarin e Bankës së Smolenskut, që u boshatis nga forcat sovjetike përpara arritjes së nazistëve. Sipas pretendimeve të inxhinierit, ishin shërbimet sekrete sovjetike ato që u ngarkuan me transportin e arit në kamionë, që u futën më galeritë minerare afër Vyazmës.

Pages

Subscribe to RSS - moske