mesjeta

Buka në Mesjetë

Postuar në 08 Prill, 2024 18:55

Historia e bukës daton 22 500 vjet më parë - ajo ishte elementi kryesor i jetës për banorët e Mesopotamisë dhe Egjiptit të lashtë dhe hahej në të gjithë Perandorinë Romake. Bëhej duke bluar drithëra si gruri, meli ose elbi, të cilat pasi ktheheshin në miell, përziheshin me një lëng, ndoshta duke shtuar pak maja që brumi të ngrihej dhe në fund piqej.

Shtëpitë publike në Mesjetë

Postuar në 23 Maj, 2021 23:35

Prostitucioni publik ishte i zakonshëm në qytetet mesjetare. Shenjat e para të rregullimit të kësaj industrie nuk u shfaqën deri në shekullin e XIII, kur qytetet filluan të rriteshin dhe autoritetet nisën të kontrollonin hapësirën publike. Gradualisht, prostitucioni u zhvendos në institucione që menaxhoheshin nga qyteti - bordellot e qytetit. Çdo qytet i zakonshëm në Francë kishte shtëpinë e vet publike ku mund të shkonin të gjithë.

Një histori e shkurtër e pandemisë më të keqe që ka njohur njerëzimi

Postuar në 11 Shkurt, 2021 13:58

Ndërsa bota vijon betejën me COVID-19, shifrat janë larg statistikave të zymta të pandemisë më vdekjeprurëse të historisë – murtajës së zezë. E quajtur ndryshe vdekja e zezë, kjo sëmundje goditi Evropën dhe Azinë në mes të viteve 1300, ndërsa shpërthime të tjera ka pasur edhe në shekujt që pasuan. Murtaja vrau rreth një të tretën e popullsisë evropiane kur filloi - gati 20 milionë njerëz. Brenda disa viteve, numri i viktimave arriti deri në 200 milionë viktima në të gjithë botën.

Pandemia e murtajës së zezë në Mesjetë

Postuar në 02 Prill, 2020 18:26

 

Midis viteve 1346 dhe 1350 u përhap një sëmundje e tmerrshme në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. 

Në tetor të vitit 1347, në shumë anije tregtare që kishin ardhur nga Deti i Zi dhe kaluan nga Gjenova për në Mesina, në Sicili, njerëzit ose arrinin të vdekur, ose të sëmurë rëndë me një sëmundje misterioze. Ajo sëmundje u quajt murtaja e zezë ose vdekja e zezë, sepse viktimave u dilnin në trup njolla dhe puçrra të fryra të zeza me madhësi gati të një veze. 

Seksi në Europën mesjetare*

Postuar në 29 Janar, 2018 22:53

Në imagjinatën popullore historia e seksit është e thjeshtë. Për shekuj me radhë, njerëzit në Perëndimin Kristian jetonin në një gjendje represioni seksual, të shtrënguar nga një frikë përmbytëse nga mëkati, kombinuar me një mungesë të plotë njohjeje për trupin e vet.

Histori në kohët e lebrës

Postuar në 05 Janar, 2017 10:22

“Duke u nisur nga parimi themelor i materializmit historik, se krijues të historisë janë masat popullore”, sistemi i ngritur mbi luftën e klasave, në një vend me përqindje shumë të lartë të popullsisë rurale, ka nevojë për historizmin e këtij konflikti, mundësisht duke e paraqitur si zhvillim të natyrshëm autokton që komunizmi e zbulon, ndaj edhe përçon te historiografia obsesionin e nivelimit të fshatarësisë në një klasë të vetme, kompakte e të ndërgjegjshme në përplasjen me tjetrin, shfrytëzues lokal ose i huaj.

Djalli, apokalipsi, gjykimi i fundit - ikonografia e Mesjetës së Perëndimit

Postuar në 30 Dhjetor, 2016 12:11

Djalli, demonët dhe jeta e përtejme. Ja shqetësimet e mëdha të Europës Mesjetare, e cila ka prodhuar një art më vete në këtë drejtim, duke ngulitur në imagjinarin e përgjithshëm modelin viziv të protagonistëve të Ferrit.

Miti i “kthimit në Europë ” dhe Mesjeta

Postuar në 06 Nëntor, 2016 16:42

Studiuesit kanë zhvilluar një sërë përkufizimesh dhe teorish në lidhje me mitet, por për qëllimin e hulumtimit tonë kemi ndjekur përkufizimin që sjell Kiara Botiçi [Chiara Bottici] mbi mitet politike: një punë e vazhdueshme për të prodhuar dhe kujtuar një rrëfim 

Aktualiteti i një studimi venedikas rë shekullit XVII për Kanunin e shqiptarëve*

Postuar në 04 Shtator, 2016 08:24

Kanuni i shqiptarëve është një kryemonument juridik zakonor i kombit tonë në Mesjetë. Ky korpus rregullash dhe ligjesh të plotfuqishme janë një botë e gjallë dhe njëkohësisht e fosilizuar e mendësisë popullore, e mençurisë së zgjidhjes së problemeve të mprehta dhe e një vetadministrimi të problemeve shoqërore.

Reportazh/Një ditë në Passau

Postuar në 13 Shtator, 2015 17:07

Vjeshta meterologjike sapo kishte hyrë. Ishte fillim-shtatori në Passau të Gjermanisë, një qytet në Landin e Bavarisë në qendër të Europës. Ishte një ditë e vrenjtur...Moti i asaj dite i jepte atij qyteti “mesjetar” romantizëm dhe turistit ndoshta më shumë dëshirë për të hyrë thellë dhe më thellë në histori dhe kulturën e tij.. Po si e ka marrë ky vendbanim emrin Passau?

Pages

Subscribe to RSS - mesjeta