mesazhe kuantike
Kina kodon mesazhe kuantike që nuk spiunohen
Një ekip hulumtuesish kinezë ka kryer me sukses një transmetim të të dhënave nëpërmjet një kanali kuantik mbi një distancë prej pothuajse 3 kilometrash, një rekord i ri. Nëse kjo vërtetohet do të shënojë një moment historik të rëndësishëm në metodat e komunikimit kuantik dhe dërgimin e mesazheve që nuk mund të interceptohen ose spiunohen.
Të dhënat e koduara kuantike nuk mund të përgjohen, sepse një palë e tretë që ngatërron kanalin e komunikimit shkakton një mesazh kuantik duke bërë që marrësi dhe dërguesi do të dinë se dikush po tenton t’i kapë.