Kina kodon mesazhe kuantike që nuk spiunohen

Postuar në 11 Nëntor, 2017 20:55

Një ekip hulumtuesish kinezë ka kryer me sukses një transmetim të të dhënave nëpërmjet një kanali kuantik mbi një distancë prej pothuajse 3 kilometrash, një rekord i ri. Nëse kjo vërtetohet do të shënojë një moment historik të rëndësishëm në metodat e komunikimit kuantik  dhe dërgimin e mesazheve që nuk mund të interceptohen ose spiunohen.

Të dhënat e koduara kuantike nuk mund të përgjohen, sepse një palë e tretë që ngatërron kanalin e komunikimit shkakton një mesazh kuantik duke bërë që marrësi dhe dërguesi do të dinë se dikush po tenton t’i kapë.

Ekipi hulumtues kinez pretendon se sistemi i tyre mund të jetë i shkallëzuar për të dërguar mesazhe "dhjetëra kilometra". SHBA nuk i ka ato aftësi aktualisht. Nëse komunikimi kuantik bëhet normë e re, do të lehtësojë nevojën për çdo formë të enkriptimit. Ndërsa enkriptimi më i mirë i sotëm është pothuajse i pathyeshëm, sërish nuk është 100 për qind i sigurt. Kështu, zhvillimi i sistemeve kuantike bëhet një çështje e sigurisë kombëtare.

https://sputniknews.com/science/201711111059002731-quantum-communication...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.