mark zuckerberg

Për Facebook dhe kompanitë e rrjeteve sociale duhet një gjyq si ai i Nurembergut

Postuar në 05 Gusht, 2021 14:50

Mark Zuckerberg është armik i shtetit dhe e ka vendin në burg. Regjisori dhe historiani Ken Burns ishte shumë i drejtpërdrejtë kur u pyet për themeluesin e Facebook. Në një intervistë për “New York Times”, ku promovoi një film të ri për Muhamed Ali Burns u pyet nëse një figurë e veçantë e teknologjisë mund të bëhet aq e rëndësishme nga pikëpamja kulturore në disa dekada, sa është legjenda e boksit tani.

Edhe Zuckerberg përdor Signal

Postuar në 11 Prill, 2021 13:28

As Mark Zuckerberg duket se nuk është imun kur të dhënat e kompanisë që ka themeluar bëhen shënjestër e një sulmi. Mund të duket ironike, por sipas Dave Walker, studiues i sigurisë kibernetike, Zuckerberg është mes 533 milionë përdoruesve, të dhënat e të cilëve u bënë të aksesueshme para pak ditësh. Për më tepër, CEO i Facebook po përdor aplikacionin e sigurt të mesazheve Signal, pavarësisht se zotëron WhatsApp, një nga konkurrentët e tij më të mëdhenj.

Skandali i të dhënave, Parlamenti britanik thërret Mark Zuckerberg

Postuar në 20 Mars, 2018 21:10

Komiteti për Dixhitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin në Parlamentin britanik, ka thirrur për dëshmi, drejtuesin dhe themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg. Komiteti kërkon sqarime për situatën e krijuar me Cambridge Anaytica që siç u publikua dispononte të dhëna për 50 milionë përdorues të Facebook që u targetuan për qëllime elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA.

Thirrja e Zuckerberg është pritur me entuziazëm nga shumë media, që gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar të njëtën pyetje: Ku është Zuckerberg?

Subscribe to RSS - mark zuckerberg