Edhe Zuckerberg përdor Signal

Postuar në 11 Prill, 2021 13:28

As Mark Zuckerberg duket se nuk është imun kur të dhënat e kompanisë që ka themeluar bëhen shënjestër e një sulmi. Mund të duket ironike, por sipas Dave Walker, studiues i sigurisë kibernetike, Zuckerberg është mes 533 milionë përdoruesve, të dhënat e të cilëve u bënë të aksesueshme para pak ditësh. Për më tepër, CEO i Facebook po përdor aplikacionin e sigurt të mesazheve Signal, pavarësisht se zotëron WhatsApp, një nga konkurrentët e tij më të mëdhenj.

"Mark Zuckerberg është mes përdoruesve, të dhënat e të cilëve u publikuan online" shkroi Walker në Twitter, duke shtuar se ka zbuluar që numri i telefonit i Zuckerberg ishte i lidhur me një llogari në Signal - aplikacioni për biseda të kriptuara.

Përditësimi i politikave të privatësisë së WhatsApp – që fillimisht u planifikua se do të vihej në zbatim më 8 shkurt, është pezulluar pas reagimit të publikut. Megjithatë, opsion mbetet bartja e të gjithë historikut të mesazheve në aplikacione të tjera si Telegram, të cilin e kanë zgjedhur jo pak përdorues. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.