Lindja e Mesme

Front i ri lufte i ushtrisë amerikane në Ballkan ose Lindjen e Mesme

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 09:07

Ndërhyrja ushtarake e radhës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka të ngjarë të ndodhë në Lindjen e Mesme apo në Ballkan sipas  një analize të revistës amerikane “The National Interest”.Autori i raportit, Daniel Sukman ka krijuar një hartë ku tregohen operacionet ushtarake amerikane të 35 viteve të fundit, ndërsa piketon edhe zonat e mundshme të konfliktit në një të ardhme të afërt.

Kissinger mendon se SHBA duhet të vendosë për rolin e saj në Lindjen e Mesme

Postuar në 17 Tetor, 2015 11:14

“Situata aktuale është shenja e fundit e dezintegrimit amerikan në vendosjen e rregullit në Lindjen e Mesme, i prishur që nga lufta e vitit 1973”, shkruan në një opinion të tijin ish-sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger botuar në gazetën “Wall Street Journal”. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nevojë për një strategji të re dhe për prioritetet të tjera në këtë pjesë të botës”, theksoi ai. “Uashingtoni duhet të vendosë për rolin që duhet të luajë në shekullin XXI dhe padyshim që Lindja e Mesme do të jetë prova jonë e parë dhe ndoshta më e vështirë.

Lëmshi sirian, ShBA, Rusia dhe Irani, aktorët realë që po vendosin

Postuar në 06 Tetor, 2015 20:39

Ndërhyrja ruse në Siri ka acaruar në kulm marrëdhëniet me Perëndimin, që po i përmbahet versionit se avionët rusë nuk po godasin militantët e Shtetit Islamik. Mirëpo ndërkohë që Kremlini ka autorizuar publikimin e videove që provojnë goditjen e ISIS, në dritë kanë dalë incidentet me Turqinë. NATO ka deklaruar se Rusia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe se ajo që ndodhi në Turqi nuk ishte incident. Gjithsesi situata nuk është aq e thjeshtë.

ISIS “ngec” për shkak të stuhisë së rërës mbi Lindjen e Mesme. Pamjet

Postuar në 08 Shtator, 2015 22:08

Një stuhi e fortë rëre mbi ISIS-in. Kështu mund të quhet pluhuri që ka mbuluar Lindjen e Mesme, duke vendosur në gjendje ngrirje si në jetën e zakonshme, ashtu edhe në luftën e egër në ato zona ku luftohet. Stuhia masive filloi në Irak dhe po mbulon edhe pjesë të Sirisë, Turqisë, Egjiptit, Libanit, Palestinës e deri në ishullin e Qipros. Shumë fluturime janë ndaluar, ndërsa shkollat janë mbyllur në Jordani e Liban.

Pages

Subscribe to RSS - Lindja e Mesme