levizja

Jo një Europë me binarë kufiri!

Postuar në 06 Janar, 2016 13:36

Ata qё qarkullojnё rregullisht pёrmes urёs Öresund mes Malmoes nё Suedi dhe kryeqytetit danez Kopenhagёs i indinjon pamasё rivendosja e kontrolleve kufitare. Ajo kushton edhe para. Shumё njerёz, qё deri tani lёviznin mes dy vendeve mes vendit tё punёs e vendbanimit, tani do tё hasin nё pengesa, aq sa atyre do t'u duhet tё mendojnё tё transferohen privatisht diku tjetёr ose tё gjejnё njё punё diku tjetёr. Rivendosja e kontrolleve kufitare rrezikon gjithashtu edhe rendimentin ekonomik nё rajonet kufitare, tё cilat prej kohёsh janё zhvilluar bashakrisht. "Shengen" ka marrё fund?

Varoufakis njofton krijimin e një lëvizjeje paneuropiane të majtë

Postuar në 04 Janar, 2016 18:26

Ish-ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis ka njoftuar se do të krijojë një parti të re, apo lëvizje politike. Ajo do të quhet “The Democracy in Europe Movement 2025” - DiEM25. Një lëvizje pan europiane e majtë që synon t’i japë fund fragmentarizmit në Europë. Lëvizja do të nisë zyrtarisht më 9 shkurt në Berlin.

Përrallat e tranzicionit: Berisha “desh u bë diktator”, “për pak nisi Luftën Civile”

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 15:20

Kaluan 25 vite dhe Sali Berisha, njeriu i të gjitha bëmave, reale dhe imagjinare, ka përmendur në një intervistë Shenasi Ramën. Ky i fundit është një protagonist i lëvizjes së dhjetorit ’90 dhe ka prezantuar me këmbëngulje “konceptin” e “parisë së mbjellë në demokracinë shqiptare nga Ramiz Alia”. Saliu padyshim kryeson këtë operacion të kapjes së drejtimit të demokracisë, edhe pse, nëse do të hedhim sytë pas, do të shohim se Berisha megjithë zullumet që kanë marrë jetë njerëzish dhe çuan shtetin në shkatërrim, mbijetoi dhe u rikthye në pushtet me votë. Dha dorëheqje po nga vota.

Shqiptarët, emigrantët e vetëm që nuk ushtrojnë të drejtë vote*

Postuar në 21 Nëntor, 2015 17:00

Në Shqipëri e Kosovë rrallë ndodh të gjesh familje që nuk është prekur nga emigrimi në një formë apo në një tjetër. Prej 25 vitesh shqiptarët e përdorin emigrimin si përgjigje ndaj izolimit, kushteve të vështira ekonomike e sociale e shpesh edhe për ti shpëtuar situateve konfliktuale me sfond politik apo social. Emigrimi, megjithëse fillimisht ilegal dhe shpesh i rrezikshëm (nëpërmjet detit apo dhe përmes maleve) ka qenë një zgjidhje efektive kundër varfërisë,  një strategji mbijetese duke ndikuar në arritjen një nivelimë të lartë jetese.

Pages

Subscribe to RSS - levizja