kurdet

Video/Reagimi gazmor i snajperistes kurde që i shpëton vdekjes për pak cm

Postuar në 29 Qershor, 2017 13:07

Video është filmuar në Raqqa ku kurdët peshmerga dhe rebelët sirianë po përpiqen të likujodojnë forcat e ISIS.

Kurdët e Irakut shpallin referendumin për pavarësi

Postuar në 08 Qershor, 2017 10:47

Kurdët e Irakut do të mbajnë së shpejti referendumin për pavarësinë. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim nga presidenca kurde e Rajonit të Kurdistanit në Irak – i vetmi rajon autonom, njësi konstituive federative e Irakut – sipas të cilit data e referendumit do të jetë 25 shtator 2017. Presidenti i rajonit Masoud Barzani ka mbledhur përfaqësues të partive politike të rajonit dhe ka komunikuar datën ndërkohë që partitë kanë dhënë dakordësinë për krijimin e një Këshilli të Posaçëm për referendumin.

ISIS = Turqi. Protesta e kurdëve tërbon truprojat e Erdogan

Postuar në 17 Maj, 2017 09:22

Kurdët po protestonin në Uashington gjatë takimit Erdogan - Trump kur truprojat e presidentit turk kanë shpërthyer në dhunë(ata kanë imunitet).

Trump-Erdogan shtrëngojnë duart, ndahen për kurdët

Postuar në 17 Maj, 2017 00:36

Presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologu turk Rexhep Taip Erdogan u takuan për rreth 25 minuta në Shtëpinë e Bardhë, ku më pas dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Trump përsëriti mbështetjen e plotë për luftën e Turqisë kundër terrorizmit dhe vlerësoi presidentin turk, Erdogan. Megjithatë shefi i Ankarasë ishte dukshëm i pakënaqur me ndihmën ushtarake të SHBA-ve ndaj kurdëve sirianë, të cilët Turqia i konsideron terroristë.

Turqi – ShBA, në kurs përplasjeje

Postuar në 30 Prill, 2017 12:43

 

“Politika e SHBA në Siri synon ndarjen, federalizimin ose krijimin e një shteti kurd”

Postuar në 28 Mars, 2017 09:04

Synimet e SHBA-së në Siri kanë qenë që në fillim ndarja e vendit, federalizimi dhe në finale krijimi i një shteti kurd në veri të vendit. Të konsideruar prej kohësh si partnerë të amerikanëve, kurdët nuk kanë rreshtur në përpjekjen për shtetin e tyre, legjitime dhe e drejtë nga një perspektivë njerëzore. Por armiqtë e një entiteti të tillë janë të shumtë dhe të fuqishëm pasi në thelb shteti kurd do të shërbente si hallkë për ndryshimin e peizazhit gjeopolitik në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Mesme.

Turqia ndryshon kursin me 180 gradë: Pa Assadin nuk ka zgjidhje

Postuar në 20 Janar, 2017 16:23

Bashar al – Assad duket se ka kapërcyer edhe një pengësë tjetër teksa armiku kryesor i tij në rajon, Turqia, nuk e sheh më të domosdoshëm largimin e tij. Përkundrazi, Assad tashmë është pjesë e zgjidhjes së problemit. Njoftimin për këtë ndryshim dramatik të qëndirmit turk e ka dhënë zv.kryeministri Mehmet Simsek në samitin e Davosit. Sipas tij “faktet në terren kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, kështu që Turqia nuk insiston më në zgjidhjen pa Assadin; nuk është realiste”.

Perëndimi ndalet në Bosfor. Plane për ndarjen e Turqisë?

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 12:52

Vrasja e ambasadorit rus në Truqi, Andrei Karlov, ka kanalizuar analizën drejt skenarëve gjeopolitikë. Si një akt me ngarkesa dhe mesazhe të shumëfishta, vrasja lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë që po ndodh në Siri, mpleksjen e shumë interesave aty, dështimin spektakolar të Perëndimit dhe në fund, por jo për nga rëndësia, me rolin që presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan po i jep vetes në rajon.

Grushti i shtetit, Erdogan pushon nga puna 13 mijë policë

Postuar në 04 Tetor, 2016 16:09

Vala e spastrimeve pas grushtit të shtetit në Turqi, nuk ka të ndalur. BBC-ja raporton se së fundmi janë pushuar 13 mijë policë vetëm për diçka më shumë sesa dy muaj që nga korriku. Mes policëve janë edhe 2500 oficerë ndërkohë që autoritetet njoftojnë se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në korrik përfundon më 19 tetor.

Sulm me raketa mbi aeroportin Diyarbakir në Turqi

Postuar në 28 Gusht, 2016 09:22

Aeroporti turk i Diyarbakir në Turqi është goditur dje në mbrëmje me raketa. Nga njoftimet nuk ka patur të vrarë dhe sulmi nuk është marrë përsipër nga askush ndonëse mediat hedhin dyshime për autorësi kurde.

Pages

Subscribe to RSS - kurdet