kulla

Disa fjalë për sihariqin e fundit të Sali Berishës

Postuar në 28 Prill, 2016 03:21

Ne “hakmarrësit” sot morëm sihariqin e radhës. Qenkemi në ortakëri për ndërtimin e një kulle pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Nuk i kemi të rralla sihariqet, por ky i sotmi është më “shtatlartë” se të tjerët, është kullë. Kemi 20 vjet që krimet dhe ndërtimet “tona” i marrim vesh nga Sali Berisha. Dhe kjo është normale. Se nga kush tjetër, përveçse nga ideatori dhe pronari i “Hakmarrjes për Drejtësi” do t’i merrnim vesh? Ai e ndien për detyrë që sa herë ndodhin krime të rënda dhe ka ndërtime të mëdha, “Hakmarrja” e tij të ketë pjesën e saj.

Megjithëse politika toskë-gegë është më e vdekur se bunkeri…

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 15:44

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu përgjigj me urtësi dhe ironi ndonjë gjesti të pakujdesshëm të kryeministrit Rama, që mund të kuptohej si përpjekje për të bërë politikë në frontin toskë-gegë. Them gjesti të pakujdesshëm, se nuk besoj që kryeministri Rama të ketë një plan për të bërë politikë në këtë front inekzistent.

“U fryn në vesh ambasadorëve të vendeve të mëdha mike për ata që i quan armiq të tij. Por dyshoj se vetëm ky është dhe çelësi i karrierës së Ditmir Bushatit"

Postuar në 27 Tetor, 2015 12:28

Ndriçim Kulla shkruan sot në gazetën “Mapo” një opinion që i dedikohet ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, të cilin e quan ministër të Përjashtëm. Kulla, që ka punuar vetë pranë Presidentit aktual të Republikës, zbardh në këtë shkrim,mpërveç pikëpamjeve, edhe ndonjë gjë që e di për shkak të punës. Por nuk tregohet shumë i ashpër pasi mjaftohet që ta quajë Bushatin thjesht “të papërshtatshëm”. Përveç faktit se ky i fundit ka një përvojë “vërdallosjen nëpër OJQ”, Kulla mendon se ai është krejt jashtë funksioneve në detyrën e tij.

Kulla Eifel mbyllet për katër orë, dyshohej për terrorizëm

Postuar në 21 Shtator, 2015 11:21

Kulla Eifel në Paris u mbyll për disa orë të dielën, pasi një njeri i dyshimtë kishte lënë çantën brenda monumentit përpara se të hapej orari zyrtar, thanë zyrtarët. Kulla u rihap në orën 2:45, pasi ishte mbyllur për publikun në mëngjes, bëri me dije zyra për shtyp për organizimet turistike. Përpara se të hapej të dielën në mëngjes, “një individ ishte parë të afrohej me një çantë shpine”, tha një burim anonim për çështjen në fjalë. “Për të hequr të gjitha dyshimet, u dërgua një helikopter për të kryer një inspektim të mirëfilltë të strukturës”.

Pages

Subscribe to RSS - kulla