kodi penal

Kërkohet që aksidenti me pasojë vdekjen të sanksionohet si vrasje rrugore. Por a janë rrugët e Shqipërisë me standarde sigurie?

Postuar në 26 Shtator, 2016 17:43

Një aksident me pasojë vdekjen e një polici dje në Kamëz, ka përforcuar zërat për ndryshimin e sanksioneve penale. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri doli sot me vrap për t’i rënë shkurt muhabetit:

Politikanët dhe gjyqtarët të mos gëzojnë parashkrim në Kodin Penal

Postuar në 24 Mars, 2016 15:35

Të hiqen afatet ligjore për mos ndjekjen penale të politikanëve dhe gjyqtarëve ! Të dashur lexues, ju që votoni, ju bëj këtu një konstatim të thjeshtë mbi fiaskon e reformës së drejtësisë dhe një propozim serioz. Reforma në drejtësi po shkon drejt kalendave greke. Konsensusi i sapoarritur mbi hapjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit është një farsë. Kjo Byro do të varet nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili vetë varet nga Presidenti. Ky aktuali varet nga PD-ja. Të krijosh një Byro Kombëtare Hetimi pa reformuar me rrënjë drejtesinë, është si të vësh një dhëmb floriri në një gojë të qelbur.

"Kamzhiku" për biznesin, qeverisë i kërkohet të mos kalojë në fshehtësi ashpërsimet në Kodin Penal

Postuar në 01 Nëntor, 2015 19:12

Konfederata e Industrive do t'i kërkojë zyrtarisht dëputetëvë të të gjithë forcave politike, që të kthejnë për rishqyrtim nismën ligjore të qeverisë dhe ta ballafaqojë profesionalisht me grupët e interësit.

Komisioni i Ekonomisë. Kodi Penal masa me burgim për mashtrim në doganë

Postuar në 12 Tetor, 2015 12:03

E fundit ishte dhoma amerikane e tregtisë ajo që tërhoqi vëmendjen se fokusimi tek masat represive po shkakton efekt të kundërt tek biznesi shqiptar. Por sot Komisioni i ekonomisë po diskuton ndryshimet në kodin penal, në të cilin parashikohen masa të rrepta ndëshkimore. Zv.ministrja Beqiraj raportoi masat e ndëshkimit të parashikuara në këtë pr.ligj, ku bëri të ditur se mosdeklarimi i saktë ose i rremë në doganë dënohet me 7 vite burg. Zv.ministrja deklaroi se ashpërsimi i masave, të parashikuara në këtë pr.ligj bëhet në kuadër të luftës kundër informalitetit, njofton Monitor.

Lufta kundër evazionit dhe informalitetit merr vetëm një kuptim: Burg

Postuar në 10 Shtator, 2015 15:57

Tashmë aksioni kundër evazionit dhe informalitetit po njeh vetëm një drejtim: masa të reja penale, ose ndryshe represion. Qeveria ka menduar që edhe për këto dy çështje të adresojë ndryshime në Kodin Pena, duke propozuar burg për ata që fshehin detyrimet tatimore apo mbajnë punonjës të paregjistruar. Situata është me zarar në komedinë që po ofron ky lloj shteti. “Ndryshimet më të forta janë ato në nenin 180 të kodit aktual, i cili flet për fshehjen e detyrimeve tatimore...Me draftin e ri hiqet mundësia e gjobës dhe kjo shkelje do të dënohet automatikisht vetëm me burg, deri në dy vite.

Pages

Subscribe to RSS - kodi penal