Kërkohet që aksidenti me pasojë vdekjen të sanksionohet si vrasje rrugore. Por a janë rrugët e Shqipërisë me standarde sigurie?

Postuar në 26 Shtator, 2016 17:43

Një aksident me pasojë vdekjen e një polici dje në Kamëz, ka përforcuar zërat për ndryshimin e sanksioneve penale. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri doli sot me vrap për t’i rënë shkurt muhabetit:

Unë mendoj që në këtë mënyrë e të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara sepse nga këta 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare. E unë këtë e shoh një krizë të thellë që cënon në themel mundësinë e qytetarëve dhe mbi të gjitha të punonjësve të policisë të kenë besim, se drejtësia në ketë vend bëhet. Ndaj unë do të propozoj një amendament të kodit penal në mënyrë që të gjithë ata që bëjnë një aksident rrugor me pasojë në shëndetin dhe jetën e qytetarëve të mos shkojnë para gjykatës me aksident me pasoja vdekjen ose aksident me pasoja plagosje por të shkojnë për vrasje rrugore, plagosje rrugore”, tha ai pas homazheve për policin Ervin Haxhiaj që mbeti viktimë e aksidentit.

Që rripi ndaj atyre që ecin rrugëve në shkelje të të gjitha rregullave dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve do shtrënguar, kjo s’ka asnjë dyshim. Por ky është proces që nis në mënyrë të shkallëzuar dhe nuk mundet të mblidhet me një sanksion ekstrem që e çon aksidentin me pasojë vdekje në vrasje rrugore. Para dy vitesh u ashpërsua legjislacioni për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur apo nën efektin e alkoolit. U shtua edhe kontrolli. Shohim që nuk paska patur efekt kjo masë, çka bën të dyshohet se policia rrugore nuk e bën edhe aq mirë punën e vet.

Por ky është njëri aspekt. Aspekti tjetër është se klasifikimi i aksidenteve me pasojë vdekjen apo plagosjen në vrasje rrugore, do të kërkonte që shteti, qeveria apo kushdo ent tokësor apo jotokësor që do të marrë në administrim rrugët e Shqipërisë, të garantojë se ato janë me standarde sigurie rrugore. Dhe ta garantojë këtë me dokumentacion jo si në rastin e ligjit të importit të mbetjeve, ku si garanci ka mbetur vetëm fjala e Kryeministrit. Përndryshe do të shohim viktimat e radhës që mbeten burgjeve për vrasje për aksidente që ndodhin në rrugë apo gjoja autostrada ku nuk ka standarde sigurie, ku shihen njerëz që kalojnë mespërmes se mungojnë mbikalimet, apo edhe kafshë pse mungojnë kufizueset. 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky personazh, Sajme Tahiri, aksidentalisht minister dhe aq me keq minister i brendshem, demonstron edhe nje here injorancen e vet rreth puneve te shtetit. Ky palla kujton se problemet e rendit publik zgjidhen te gjitha dhe pa perjashtim duke ashpersuar legjislacionin ndeshkues. Ky palla harron qe aksidenti mund te ndodhi pa fajin e as njerit prej drejtuesve te perfshire ne te dhe megjithate te kete nje ose me shume viktima. Cilin do te burgose ne kete rast ky idiot?

Keshtu eshte kur qeveria perbehet ne shumice nga njerez me inteligjencen e kalamajve te kopeshtit dhe me kryeminister nje delirant psikopat qe i ka ardhur dita te shporret.

Submitted by Ska Nder BEGU (not verified) on

Une perkundrazi jam dakort qe "VRASJET RRUGORE" te kategorizohen si me poshte:
Kap. I
1. Vrasje rrugore ne rruge kembesoresh
2. Vrasje rrugore ne rruge dhishe.
3. Vrasje rrugore ne rruge urbane
4. Vrasje rrugore ne rruge nderqytetese nderqyte.
5. Vrasje rrugore ne rruge nderqytetese
6. Vrasje rrugore ne rruge te pikave kufitare dhe doganore.
7. Vrasje rrugore ne pedonale
Kap. II
1. Vrasje rrugore pa mjet motorrik
2. Vrasje rrugore me biciklete
3. Vrasje rrugore me karroce me kale.
4. Vrasje rrugore me qerre
5. Vrasje rrugore me karroce femijesh
6. Vrasje rrugore me motorr
7. Vrasje rrugore me biciklete me motorr
Kap III
1. Vrasje rrugore nga rreshqitja ne lekure banane
2. Vrasje rrugore nga rreshqitja ne akullore
JO VETEM KAQ, POR TE GJITHA VRASJET RRUGORE TE DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM, INTERNIM TE FAMILJES DHE TE AFERMEVE, HEQJE TE TITUJVE TE NDERIT ETJ.
BUXHETI I SHTETIT TE PERBALLOJE SHPENZIMET E BURGUT ME 10.000 EURO NE VIT PER CDO TE DENUAR SI DHE KY POPULL TE EDUKOHET TE PERBALLOJE GOMARLLEQET E ARDHESHME

Submitted by Aliu (not verified) on

Po ne autostrade kur kalojne trafikndaresen ke do fusin ne burg keta

Submitted by Francuski (not verified) on

Ne france, po shtype njeri ne rruge, nuk mban pergjegjesi shoferi.
Ketu tek ne, rruga e makinave, eshte bere per kembesoret, ndersa makinat duhet te ecin ne trotuare dhe neper kanale.
Kesaje i thone PIKE E ZEZE moj neno.
Mire e ka xhuxhumaku.
Keta zyrtarleshat tane, sikur nuk kane shkuat neper europe apo ne amerke. Nuk shikon njeri ne rruge te makines, dhe makina neper trotuare.

Submitted by Arben (not verified) on

Qellimi i tyre eshte vetem te jene popullore dhe kane bindjen se me delet e kane te lehte! Mjafton te bertasesh nje dite kur situata eshte e nxehte dhe simpatizantet ose njerezit e thjeshte qe mendojne pak, te thone 'Sa te mire jane keta te PS' dhe 'Vetem mendojne per popullin e jo si Saliu' etj, etj! Po mire e kane, kur ka njerez dhe jane te shumte qe mendojne se halli i pare i Shqiperise eshte qe Rama dhe Meta te mos percahen dhe pastaj mund te flitet edhe per halle tjera.

Submitted by Anonymous (not verified) on

As ne amerike nuk te denon ligji po shtype njeri me makine per aq kohe sa nuk eshte e qellimshme. Keto jane aksident dhe aksidente me pasoje vdekjen ka ne gjithe boten. Po kur nga aksidenti humbin jeten 10 vete si do me quash vrases serial? Keto jane cmenduri te paaftesh qe sdine cfare ti bejne samarit e i bien gomarit. Pse nuk ashpersoni ligjin e vjedhjeve dhe korrupsionit ne administrate ju, psh ti prisni doren kryeministrit sa here vjedh e shpenzon pa kriter parate publike

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.