Knut Fleckenstein

Nuk e ka ngatërruar akoma askush për ministër

Postuar në 20 Shkurt, 2019 14:47

Shërbimi i shtypit në Ministrinë e Jashtme dhe për Evropën – që ndoshta konsiston në vetëm një njeri – ka shpërndarë së fundmi materialet e para filmike dhe fotografike nga aktivitetet e ministrit në detyrë Gent Cakaj. Duke lënë mënjanë aspektin formal të njoftimeve ja vlen të merremi pak me shfaqjen e z. Cakaj. Mjaftojnë tri videot e para për të lexuar se zotëria e konsideron punën që ka marrë si sfidë për show e vet personal.  

Nuk-u i Knutit, pa vlerë. Jo-ja për negociatat ka kohë që është vendosur

Postuar në 18 Shkurt, 2019 17:59

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar sot për gazetën “Tema” se vendimi i opozitës për djegien e mandateve parlamentare do të ndikojë për hapjen e negociatave. Zotëria bën edhe vlerësime morale për opozitën që janë tashmë të njohura. 
Ky qëndrim i shtohet varganit të qëndrimeve të njëanshme dhe manipuluese të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar.

Debati në PE, propozohet amendament për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE

Postuar në 21 Mars, 2016 21:18

Në debatin për Shqipërinë, Parlamentit Evropian iu propozua një amendamend nga ekstremi i djathtë francez për ndërprerjen e negociatave të  anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Raportuesi Knut Fleckenstein nuk e pranoi këtë  amendament që ishte edhe më kritiku nga 163 amendamentet dhe që kishte të bënte me  ankesat e veçanta për të drejtat e minoriteteve raporton "Abc News". "Mesazhi kryesor i draft-rezolutës është aprovimi i shpejtë i reformës në drejtësi. Shumica e amendamenteve kanë ardhur nga raportuesit në hije dhe unë i falenderoj për këtë.

Subscribe to RSS - Knut Fleckenstein