kirilli

Patriarku i Stambollit: Kirilli duhet të dilte kundër Putin dhe edhe të dorëhiqej nëse duhej

Postuar në 25 Maj, 2022 15:53

Kreu i Patriarakanës së Stambollit, Vartholomeu, ka dalë kundër qëndrimeve të Patriarkut Kirill të Moskës, duke i bërë thirrje që ai të ndërmjetësojë për fundin e konfliktit në Ukrainë. Në një intervistë për televizionin grek, ERT, Vartholomeu ka shprehur zhgënjimin për qëndrimet e kishës ruse.

Nuk do të ishte e pamundur që të gjitha kishat të mos e dënonin dhunën, luftën. Kisha ruse na zhgënjeu. Nuk dua që kisha ruse dhe vëllai, Patriarku Kirill të jenë ky përjashtim tragjik. Nuk e di sesi ai mund të justifikojë veten në ndërgjegjen e tij

Çfarë ka dashur të thotë?

Postuar në 10 Maj, 2018 12:28

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “360 gradë” ku ka folur për disa çështje. Në faqen e vet në Facebook, Berisha ka shpërndarë edhe një pjesë të prerë videoje nga intervista ku ai flet për vizitën e Patriarkut Kirill në Shqipëri dhe takimin e tij me kryeministrin Edi Rama. Berisha flet e flet për këtë takim, por pa dalë në një pikë konkluzive duke lënë të kuptohet se vetë takimi është kompromentues.

Patriarku orthodhoks rus/Po vjen fundi i botës

Postuar në 21 Nëntor, 2017 22:17

Fundi i botës dhe historisë po afron dhe kjo nuk është vetëm një pikëpamje konspiracioni. Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, e ka predikuar atë edhe gjatë një meshe në katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Subscribe to RSS - kirilli