Çfarë ka dashur të thotë?

Postuar në 10 Maj, 2018 12:28

Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “360 gradë” ku ka folur për disa çështje. Në faqen e vet në Facebook, Berisha ka shpërndarë edhe një pjesë të prerë videoje nga intervista ku ai flet për vizitën e Patriarkut Kirill në Shqipëri dhe takimin e tij me kryeministrin Edi Rama. Berisha flet e flet për këtë takim, por pa dalë në një pikë konkluzive duke lënë të kuptohet se vetë takimi është kompromentues.

Nuk është shumë e qartë nëse z. Berisha, ka bërë thirrje për bojkotimin e Kirillit, apo ndoshta ka dashur të “ekspozojë” lidhjen ruse të Edi Ramës pas sulmit që ky i fundit i bëri PD-së me të ashtuquahturin lobim të saj me financierë rusë. Konspiracionet e Berishës janë edhe më tej të pabesuehme për shkak se ato vijnë në dritën e deklarimeve të reja nga ambasasdori rus në Tiranë, Karpushin, sipas të cilit marrëdhëniet me Shqipërinë kanë shkuar në pikën zero.

Vendimi i palës shqiptare(për dëbimin e dy diplomatëve rusë) ishte i pajustifikuar dhe u miratua nën trysninë e jashtme për të demonstruar të ashtuquajturin “solidaritet transatlantik”. Nuk ka asnjë dyshim që efekti i këtij vendimi ka filluar tashmë të shfaqet tek lidhjet dypalëshe, duke i çuar në zero përpjekjet tona për të normalizuar marrëdhëniet

është shprehur ai gjatë një interviste të fundit me Albanian Daily News.

Sigurisht Berisha mund të dijë diçka më shumë se Kirilli, Karpushini dhe Edi Rama. Çështja është se në momentin që ish-kryeministri do të publikojë informacionet që ka, ka detyrimin të bëjë më të qartë në aspektin logjik dhe gjuhësor se në çfarë konsistojnë ato, pasi përndryshe, si në këtë rast, askush nuk merr vesh se çfarë ka dasur të thotë Autori.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.