kirby

Serbia de facto nën akuzë për Banjskën. ShBA: Të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën!

Postuar në 29 Shtator, 2023 22:07

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar publikish se ato besojnë se pas sulmit në Banjskë qëndron Beogradi zyrtar. Pas telefonatës së sekretarit të Shtetit Blinken me Presidentin serb Aleksander Vuçciç, u paralajmërua marrja e masave për Serbinë. 

Më tej akoma, në një bisedë me gazetarë sot, Koordinatori për Komunikime Strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, kërkoi që Serbia të largojë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Një botë që po del nga çerdhja e dominimit perëndimor

Postuar në 10 Dhjetor, 2022 17:39

Avantazhi teknologjik i Perëndimit në Ukrainë, rrezikon të përmbyset për shkak të bashkëpunimit të Rusisë me aktorë të huaj si Irani. Aktualisht, Teherani zyrtar furnizon Moskën me dronë, të cilët kanë mundësuar goditjen në infrastrukturën ukrainase, me më shumë efektivitet sesa armët në dispozicion të Rusisë. Ishin dronët e Turqisë, ata që përballuan mësymjen e mekanizuar ruse dhe në humbje e sipër Moska kërkoi ndihmën e Iranit.

ShBA refuzon dhënien e avionëve Ukrainës. Sanksionet që destabilizojnë ekonominë globale, mbahen në fuqi!!!

Postuar në 10 Mars, 2022 02:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos e furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë. Vendimi merr parasysh vlerësimet e komunitetit të inteligjencës dhe është njoftuar nga zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, që ka neutralizuar kështu propozimin polak për transferimin e avionëve Mig-29 në Ukrianë. 

“Lartësitë Golan nuk janë pjesë e Izraelit”

Postuar në 19 Prill, 2016 00:29

Lartësitë Golan janë çështja më e fundit në përballjen mes Izraelit dhe SHBA-së. Ose më mirë mes qeverisë së Beniamin Netanjahut dhe administratës Obama. Dy ditëmë parë kryeministri izraelit deklaroi se Lartësitë Golan “do të jenë përherë nën sovranitetin e Izraelit”. Por një ditë më pas, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, theksoi të kundërtën: “Administrata Obama nuk i konsideron Lartësitë Golan si pjesë të Izraelit.

Ambasadori i SHBA në Serbi: “Nuk kërkojmë njohje të Kosovës nga Serbia, por normalizim të marrëdhënieve me anëtarësim të Kosovës në OKB”

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 15:43

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka apeluar për normalizim të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe Kosovës. Gjatë një konference për shtyp ai u pyet nga “Vecernje Novosti” për  nëse njohja e Kosovës është kushti final për anëtarësimin e Serbisë në BE, pyetje së cilës Kirby iu përgjigj: “Në nuk po kërkojmë nga Serbia që të njohë Kosovën, por normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë do të thotë ekzaktësisht ky normalizim në fund është BE-ja që e përkufizon, por në vështrimin tonë, kjo përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai.

Subscribe to RSS - kirby