“Lartësitë Golan nuk janë pjesë e Izraelit”

Postuar në 19 Prill, 2016 00:29

Lartësitë Golan janë çështja më e fundit në përballjen mes Izraelit dhe SHBA-së. Ose më mirë mes qeverisë së Beniamin Netanjahut dhe administratës Obama. Dy ditëmë parë kryeministri izraelit deklaroi se Lartësitë Golan “do të jenë përherë nën sovranitetin e Izraelit”. Por një ditë më pas, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, theksoi të kundërtën: “Administrata Obama nuk i konsideron Lartësitë Golan si pjesë të Izraelit. Pozicioni i SHBA-së në këtë çështje është i pandryshuar dhe ai është konfirmuar si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Ato territore nuk janë pjesë e Izraelit dhe statusi i tyre do të duhet të vendoset përmes negociatave”, tha Kirby.

 

Mirëpo kandidati republikan Cruz e ka mbështetur qëndrimin e Netanjahut, duke vlerësuar se një kërkesë ndaj Izraelit për të braktisur pozicionin e vet në kufirin me Sirinë, do të ishte e rrezikshme. Një qëndrim të ngjashëm me administratën Obama ka shprehur edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë, që i përmbahet mosndryshimit të kufijve me dhunë. Netanjahu do të jetë këtë të enjte një Moskë, ku pritet të diskutojë çështjen edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin së fundmi Tel Avivi ka gjetur disa pika mirëkuptimi. Lartësitë Golan u aneksuan nga Izraeli pas Luftës së vitit 1967.  

 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.715143

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rraca namun

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.