Ambasadori i SHBA në Serbi: “Nuk kërkojmë njohje të Kosovës nga Serbia, por normalizim të marrëdhënieve me anëtarësim të Kosovës në OKB”

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 15:43

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka apeluar për normalizim të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe Kosovës. Gjatë një konference për shtyp ai u pyet nga “Vecernje Novosti” për  nëse njohja e Kosovës është kushti final për anëtarësimin e Serbisë në BE, pyetje së cilës Kirby iu përgjigj: “Në nuk po kërkojmë nga Serbia që të njohë Kosovën, por normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë do të thotë ekzaktësisht ky normalizim në fund është BE-ja që e përkufizon, por në vështrimin tonë, kjo përfshin anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha ai. Shembull i ngjashëm është ai i raporteve mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore gjatë Luftës së Ftohtë. Këtij qëndrimi i është përgjigjur kryeministri serb, Alexander Vuçiç, i cili deklaroi të premten se “ne e respektojmë politikën e SHBA-ve, por Serbia ka politikën e vet”. “Gjithçka mund të them është se nuk është e lehtë për ne si një vend i vogël, që t’i përgjigjemi asaj çfarë Kirby ka thënë...Ne e respektojmë politikën e SHBA-së, ata janë superfuqia botërore, por ne kemi politikën tonë dhe i përmbahemi asaj”, tha Vuçiç. Ndoshta nuk ka analogji, por le të vihet re sesi ndryshon raporti mes politikës serbe në qëndrimet ndaj SHBA-së, me atë që politika shqiptare ka ndaj qëndrimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.