Keshilli i Mandateve

Për Tahirin vendos parlamenti

Postuar në 21 Tetor, 2017 20:22

Ashtu siç pritej Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve nuk arriti të dalë me një raport të përbashkët mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Me argumentin se nuk ka prova që implikojnë Tahirin, anëtarët e mazhorancës vendosë në pranojnë pjesërisht kërkesën e prokurorisë për hetim në gjendje të lirë ndërsa anëtarët e opozitës ishin pro kërkesës për arrestimin e Tahirit.

Mandati i Kokëdhimës shkon në Kushtetuese

Postuar në 08 Mars, 2016 20:41

Mandati i Koço Kokëdhimës do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Kështu ka vendosur Këshilli i Mandateve dhe i Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë, që është mbledhur sot pasdite pikërisht për të trajtuar këtë çështje. Para një jave Gjykata çmoi se vendimi i mëhershëm i Kuvendit për të mos e shqyrtuar çështjen e mandatit të Kokëdhimës, i akuzuar për konflikt interesi, ishte antikushtetues. Sot Kuvendi e kalon sërish topin drejt gjykatës. “Betejat tona vazhdojnë, sepse kusarët e PS-së janë të shumtë, marrin çdo cent të parave të shqiptarëve. Kjo luftë nuk mbaron këtu, por do vazhdojë.

Ikën Ndoka, vjen Ndocaj. Mandati i Frrokut shkon për “interpretim” në Kushtetuese

Postuar në 20 Tetor, 2015 21:24

A quhet mungesë pa arsye për 6 muaj rresht kur je në burg? Kjo çështje ka detyruar Këshillin e Mandateve në Kuvend të rrëzojë kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku, i cili ndodhet në qeli. Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të vendosur, për interpretimin e nenit 71 të Kushtetutës. Por nga ana tjetër Këshilli miratoi heqjen e mandatit të deputetit tjetër socialist, Arben Ndoka, i cili e dorëzoi mandatin para një muaji pas akuzave për përfshirje në prostitucion në Itali.

Subscribe to RSS - Keshilli i Mandateve