Mandati i Kokëdhimës shkon në Kushtetuese

Postuar në 08 Mars, 2016 20:41

Mandati i Koço Kokëdhimës do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Kështu ka vendosur Këshilli i Mandateve dhe i Rregullores në Kuvendin e Shqipërisë, që është mbledhur sot pasdite pikërisht për të trajtuar këtë çështje. Para një jave Gjykata çmoi se vendimi i mëhershëm i Kuvendit për të mos e shqyrtuar çështjen e mandatit të Kokëdhimës, i akuzuar për konflikt interesi, ishte antikushtetues. Sot Kuvendi e kalon sërish topin drejt gjykatës. “Betejat tona vazhdojnë, sepse kusarët e PS-së janë të shumtë, marrin çdo cent të parave të shqiptarëve. Kjo luftë nuk mbaron këtu, por do vazhdojë. Janë edhe dy raste të tjera që kanë kaluar në komision dhe ne do presim si do shprehet Gjykata Kushtetuese”- deklaroi sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Sipas opozitës në konflikt interesi janë edhe dy deputete të tjerë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, që fituan tendera publikë me kompanitë e djemve më të mëdhenj. Opozita kërkon që edhe mandatet e tyre të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese përndryshe bojkoti i punës në Kuvend do të vazhdojë. 

Comments

Submitted by Leo (not verified) on

Ky eshte nje njeri i rrezikshem per Shqiperine!!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.