kajro

Egjipti nis boshatisjen e Kajros

Postuar në 04 Nëntor, 2021 20:11

Me një urdhër të presidentit El-Sissi, nga dhjetori, administrata egjiptiane do të fillojë zhvendosjen e zyrave në kryeqytetin të ri administrativ në shkretëtirë jashtë Kajros.

Presidenti Abdel Fattah el-Sissi ka udhëzuar qeverinë që të fillojë një periudhë prove gjashtëmujore pune nga kompleksi i ri duke filluar nga 1 dhjetori, sipas zëdhënësit të tij, Bassam Radi, i cituar nga Associated Press.

Kaosi "oriental" mbi qytetërimin madhështor antik – Kajro, 1900-1936

Postuar në 07 Qershor, 2016 18:46

Fotografitë e mëposhtme paraqesin kryeqytetin egjiptian, Kajro, mes viteve 1900- 1936. Për ata që e kanë vizituar qytetin, shumëçka, duket njësoj si në atë kohë. Kajro e vjetër p.sh, apo zonat e mbyllura rreth xhamive. Pamja nga kalaja e Saladinit është po ajo pak a shumë, përveç shumëkasheve që ngrihen anës Nilit. Një qytet i zhurmshëm, me pluhur dhe kaosin oriental mbi një qytetërim të lashtë dhe madhështor.

Egjipti nis ndërtimin e një kryeqyteti të ri në shkretëtirë(foto)

Postuar në 07 Nëntor, 2015 14:34

Kajro është e zhurmshme, kaotike dhe e mbipopulluar. Qeveria egjiptiane në krye të së cilës qëndron de facto Abdel Fattah el-Sisi po mendon, madje ka vendosur të ndërtojë një kryeqytet të ri për Egjiptin. Ai do të jetë larg në shkretëtirë dhje do të jetë një “kryeqytet global”, siç tha para disa kohësh ministri i Ndërtimit. Ka investitorë të interesuar për këtë megaprojekt dhe disa prej tyre kanë parë planet e një kryeqyteti që mendohet të jetë 700 km2 me një aeroport më të madh sesa ai i Londrës.

Subscribe to RSS - kajro