joe biden

Pak mençuri kineze: Le t’ia heqë zilen tigrit, ai që ia vari në qafë

Postuar në 19 Mars, 2022 15:48

Presidenti kinez ka zgjedhur fjalët e një poeti të vendit të tij për t’iu përgjigjur homologut amerikan për situatën e krijuar në Ukrainë. Xi Jingping citoi Hui Hong, një poet i antikitetit kinez, gjatë një bisede online me Joe Biden.  

“Jie líng hái xu xì líng rén”, e përkthyer nga kinezishtja: Le t’ia heqë zilen tigrit, ai që ia vari në qafë, ishte përgjigjja e Jingping, e cila reflekton qëndrimin zyrtar të Kinës, që është distancuar nga sanksionet që Perëndimi i vuri Rusisë pas agresionit në Ukrainë.

Letër Bidenit: Një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë do të provokonte Luftën III Botërore

Postuar në 12 Mars, 2022 12:11

Një grup prej 78 profesorësh nga shumë universitete amerikane dhe përfaqëues të organizatave të ndryshme i kanë dërguar një letër të hapur presidentit amerikan, të cilit i kërkojnë të mos përkrahë thirrjet  për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi të gjithë Ukrainën apo qoftë edhe mbi një pjesë të saj.

Biden do të kërkojë një mandat të dytë

Postuar në 23 Nëntor, 2021 14:38

Presidenti amerikan, Joe Biden, synon një mandat tjetër pas përfundimit të të parit. Pikëpyetjeve të ngritura shpesh lidhur me një mandat të dytë, duke u nisur kryesisht nga mosha e presidentit, u ka dhënë përgjigje sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

"Ky është qëllimi i tij", u tha Psaki gazetarëve, duke konfirmuar raportimet sipas të cilave Biden u ka thënë këshilltarëve dhe stafit se planifikon të kandidojë përsëri në 2024.

Letër drejtuar Joe Biden: Një vaksinë për Njerëzimin!

Postuar në 23 Prill, 2021 14:05

 

Gjatë vitit të kaluar, bota u bë dëshmitare e një zhvillimi të shpejtë dhe të paprecedent në drejtim të vaksinave të sigurta dhe efektive COVID-19, kryesisht për shkak të investimeve publike të SHBA. Në këtë moment, është në interesin kombëtar të Amerikës të rritë përpjekjet globale të vaksinimit duke mbështetur heqjen dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale.

I dashur President Biden,

Biden siguron aleatët se do të përmbysë politikat e Trumpit

Postuar në 20 Shkurt, 2021 14:56

Presidenti amerikan Joe Biden do të ndryshojë disa prej politikave që ndoqi paraardhësi i tij, Donald Trump.

Mediat kryesore shpallin fitoren e Joe Biden në SHBA

Postuar në 07 Nëntor, 2020 18:51

Mediat kryesore të Perëndimit kanë shpallur së fundmi fitoren e Joe Biden si presidenti i 46-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një orë përpara sesa të arrihej numri i 270 votave në Kolegjin Elektoral, presidenti aktual, Donald Trump postoi në twitter mesazhin se mishte fituar shumë në këto zgjedhje.  

Biden ka marrë 273 nga 270 vota që i duhen ndërkohë që Trump arriti në 214.

Subscribe to RSS - joe biden