italia

Jo rolit të Turqisë , Meta: Në politikën rajonale do të mbështetemi te Italia dhe Greqia

Postuar në 10 Janar, 2017 09:19

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka publikuar në fund të dhjetorit 2016 një opinion në New Europe me titull: “Një partner i besueshëm dhe solid për axhendën euroatlantike në Ballkan”. 
Opinioni i afrohet një skice të qëndrimeve dhe drejtimeve të përgjithshme të politikës së jashtme të vendit tonë për të afirmuar modelin e deri para 3 viteve për qasje të moderuar ndaj problemeve dhe përçim të sigurisë si pasojë e tyre. 

ISIS herët a vonë do të godasë Italinë

Postuar në 07 Janar, 2017 20:55

Vlerësimin se Shteti Islamik herët a vonë do të godasë Italinë ka shprehur kreu i policisë italiane, Franco Gabriel. "Dua ta them me një mënyrë sa më të pranueshme. Herët apo vonë edhe ne do të paguajmë një çmim. Nuk ka anjë dyshim, ne nuk duhet të mashtrojmë veten. Shpresojmë që goditja të jetë në një shkallë sa më të kufizuar”

Italia kërkoi datë negociatash për Shqipërinë dhe tolerim për krimin e organizuar

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 09:38

Të martën, samiti i ministrave të Jashtëm të BE-së diskutoi mbi politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian duke marrë në analizë progresin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Turqisë. Për asnjë nga vendet nuk u mor asnjë vendim, por ajo që ra në sy ishin qëndrimet e ndryshime lidhur me Shqipërinë dhe rekomandimin e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias i pyetur nga gazetarët pas punimeve të samitit tha se vendi i tij e do Shqipërinë si anëtare të BE-së, por më parë duhet të përmbushë standardet.

Rivendosje e lidhjeve për të mos lejuar asimilimin e arbëreshëve*

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 08:56

Në Itali, që prej më shumë se 600 vjetësh është vendosur dhe jeton një komunitet shqiptar i ardhur përgjatë rrjedhave të kohës nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga arvanitasit e Greqisë, kryesisht zona e Peloponezit, Epirit, dhe ishujt e Jonit. Shkaqet kryesore të këtyre dyndjeve të mëdha ishin luftërat midis Lindjes e Krishterimit, luftërat dhe grindjet e brendshme, si dhe gjendja e vështirë ekonomike e popullsisë së këtyre trevave dhe banorëve shqiptarë në rajonin e Ballkanit në epokën paramesjetare dhe Mesjetë.

Paolo Gentiloni, kryeministri i ri i Italisë deri në zgjedhje. Grillo: Avatari i Matteo Renzit

Postuar në 11 Dhjetor, 2016 12:53

Ministri i Jashtëm në qeverinë e të larguarit Matteo Renzi do të jetë kryeministri i tranzicionit drejt zgjedhjeve të reja në Itali. Mediat italiane raportojnë sot se Paolo Gentiloni është emri që Partia Demokratike ka propozuar e që sot ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Sergio Mattarella. Mandati për Gentilonin synon pikërisht kapërcimin e krizës së tanishme dhe përgatitjen e vendit për zgjedhjet.

Kodheli: Ushtria italiane do na dhurojë armatimin

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 21:55

Niset një mision shqiptar në Afganistan, nën komandën italiane. Ne fjalën e rastit Ministrja Kodheli, duke folur për bashkëpunimin me Italinë, përmendi projektin me Forcat e Armatosura italiane, që do të dhurojnë për ushtrinë shqiptare armatimin model NATO, gjatë vitit 2017, do të plotësojnë të gjitha nevojat e Forcave tona të Armatosura.

TemaTv

Matteo Renzi njofton dorëheqjen

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 02:09

Matteo Renzi ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e kryeministrit të Italisë. Siç kishte bërë të ditur për mediat, ai doli në një konferencë për shtyp dhe në dritën e rezultatit të referendumit për reformën kushtetuese, deklaroi largimin.

“Populli italian ka folur në mënyrë të qartë”, tha Renzi duke shtuar se reforma synonte ndryshimin e elitave në një vend ku siç u shpreh ai “politikanët janë përherë të njëjtët njerëz”.

“Nuk ia dolëm kështu që karrigia që bie është ajo e imja. Përvoja ime me qeverisjen përfundon këtu”, tha Renzi ndër të tjera.

Të dhënat e deritanishme të referendumit: Italia i thotë “Jo” reformës kushtetuese

Postuar në 04 Dhjetor, 2016 23:44

Votuesit italianë duket se i kanë thënë “jo” ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga e majta në fuqi. Të dhënat e deritanishme flasin për një kundërshtim të qartë të reformës së propozuar, duke paralajmëruar largimin e Matteo Renzit nga detyra e kryeminstrit. Rezultati merr më shumë vlerë nisur nga pjesëmarrja jo e vogël, 68%, çka do të thotë se nevoja për të thënë një fjalë në vendime kaq të rëndësishme po sfidon indiferencën e deritanishme ndaj politikës.

Ministri italian i Punës: Gjobë 150 mijë € Call-Center-ave që flasin nga Shqipëria

Postuar në 30 Nëntor, 2016 16:01

Prej një jave vendet e punës për 25 mijë të rinjtë shqiptarë të Call-Center-ave janë rrezikuar seriozisht, pasi së fundmi senati italian miratoi ligjin e ri. Më parë ligji kaloi në Parlament, ku është miratuar propozimi i ministrit italian të Punës, Xhuliano Poleti. Kësisoj, Italia u është përgjigjur protestave të shtetasve të saj, që kërkonin zhvendosjen e call-center-ave në vendin e tyre, ose në shtete brenda BE-së.

TemaTv

Italia kërkon mbylljen e 300 Call Center-ave në Shqipëri, 25 mijë të rinj rrezikojnë të dalin të papunë

Postuar në 26 Nëntor, 2016 17:02

Nëse senati italian miraton ndryshimet në ligjin e funksionimit të kompanive Call Center, 25 mijë të rinj shqiptarë rrezikojnë të humbin vendin e punës. Dhoma e deputetëve kaloi dy ditë më parë ndryshimet që pengojnë kompanitë italiane të zhvendosen në shtete të tjera duke i ngarkuar taksa më të larta. Operatorët ekonomikë që krijojnë një kompani të re në një tjetër vend, janë të detyruar të tregojnë vendin e origjinës. Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike, thotë se nëse kjo ndodh, ekonomia jonë do të marrë një goditje të madhe.

Pages

Subscribe to RSS - italia