Italia kërkoi datë negociatash për Shqipërinë dhe tolerim për krimin e organizuar

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 09:38

Të martën, samiti i ministrave të Jashtëm të BE-së diskutoi mbi politikat e zgjerimit të Bashkimit Europian duke marrë në analizë progresin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Turqisë. Për asnjë nga vendet nuk u mor asnjë vendim, por ajo që ra në sy ishin qëndrimet e ndryshime lidhur me Shqipërinë dhe rekomandimin e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias i pyetur nga gazetarët pas punimeve të samitit tha se vendi i tij e do Shqipërinë si anëtare të BE-së, por më parë duhet të përmbushë standardet.

Besojmë se kjo do të ketë dobi të madhe për arsye gjeografike dhe ekonomike, por edhe për arsye të fqinjësisë së mirë. Mirëpo anëtarësimi duhet të bëhet me mënyrë europiane, me vlerësim europian, në bazën e vlerave dhe parimeve europiane dhe jo mbi bazën e qëllimeve të tjera - theksoi shefi i diplomacisë greke.

Kotzias foli edhe për divergjenca mes vendeve anëtarë të bllokut dhe predispozitën e disa vendeve për të toleruar Shqipërinë për ccështje si krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Italia u përpoq të caktojë një datë të caktuar për fillimin negociatave për anëtarësim, por kjo nuk ishte e mundur. Disa u përpoqën fillimisht të nënvlerësojnë këtë pikë, por nëse dikush është gati të bashkohet me BE-në kjo është e lidhur edhe me mënyrën se si ky vend lufton krimin e organizuar, që sicc e kam thënë publikisht derivon para në shumë drejtime. Ne vlerësojmë se janë bërë hapa të rindërtimit të Shqipërisë. Por ne nuk pranojmë dy gjëra: Së pari, të krijohen marrëdhënie klientelizmi nga shtete të treta europiane me vendet kandidate duke vlerësuar këto vende në bazë të marrëdhënieve dhe interesave të klienteliste.  Së dyti, të bëhet një proces à la carte, pra, në vend të vlerësohen të gjitha parimet e aplikuara deri më tani për anëtarësim në BE, papritmas të zbatohen ndryshe për një vend ose një tjetër

Sa i takon  qëndrimit të palës greke Kotzias tha se u pranuan të gjitha propozimet, mes të cilave detyrimin që ka Shqipëria për njohjen e të drejtave të pakicave në të gjithë territorin dhe pronësisë së tyre si dhe ruajtjen e fqinjësisë së mirë.

Ky është një shfuqizim esencial i politikës së Enver Hoxhës për zonat minoritare. E dini se në të kaluarën në Shqipëri, duke dalë nga zona minoritare pushonte së pasuri të drejta si minoritet, bie fjala, të flasë nëpër gjyqe gjuhën e vet. Gjithashtu nuk njiheshin zona minoritare siç është Himara, me incidentet e njohura që kemi kohë pas kohe-theksoi Kotzias

http://www.kathimerini.gr/887739/article/epikairothta/politikh/kotzias-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.